Mblidhte gjithë mallin e skaduar dhe e riambalazhonte për ta shitur si “bio”. Në pranga 62 vjeçari, sekuestrohen tonelata të tëra ushqimi

Ornela

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datën e skadencës produkteve ushqimore, të cilat i shiste si produkte bio.

Është arrestuar Mihal Kote, 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në biznesin e tij u konstatua se kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

Kotes ia janë sekuestruar një sasi e madhe djathi dhe vaj ulliri, produkte të cilave u kishte falsifikuar datën e skandencës. Ndërkohë që djathin e lopës ua shiste si djath dhie. Ai kishte bërë gati vaji me paketim 1 litër dhe 750 ml për t’i hedhur në treg me mbishkrimin ‘vaj bio nga ullinjtë e Sarandës’

Mësohet se përmes subjektit ‘Saranda Al”, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri, Kote falsifikonte gjithçka dhe e tregtonte jashtë standardeve të konsumit. Në ambientet e këtij subjekti mblidhej vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.

Po kështu kackavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohej e grihej, për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”. Mbi Mihal Koten tashmë rëndojnë akuzat për ‘mashtrim’, ‘mospagim taksash dhe tatimesh’ dhe ‘fshehje të ardhurash’.

Në foto janë magazinat ku mbante materialet 62-vjeçari Mihal Kote, i cila ka rënë në prangat e policisë, u ndryshonte datën e skadencës produkteve ushqimore, por edhe i prodhonte ato në kushte shumë të rrezikshme për shëndetin.

Mësohet se policia ka sekuestruar në këto magazina 10 ton vaj, 400 kg djathë kaçkavall, 4 tonë djathë të bardhë lope, 300 kg salcë kosi, 200 kg reçel fiku etj.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • “Çudi” se si ISUV (instituti i sigurisë ushqimore e veterinare) shkon tek abuzuesit e mashtruesit e ushqimeve gjithmonë pas STOP ose FIKS FARE!!! Edhe këtë herë e “zbuloi” mashtruesin pas emisionit në STOP. Nuk duhet shumë punë pastaj të shkojnë për sekuestrim. Pse nuk kemi parë asnjëherë ndonjë zbulim mashtrimi të prodhimeve ushqimeve nga ISUV?! Çfarë bëjnë gjithato punonjës e laborante në atë institucion/laborator pranë restorant Freskut. I bëjnë fresk?

  • Nè Shqipèri quhet ”Spiunllèk”tè ndihmosh zbatimin e ligjit.Çmè duhet mua thon tè gjith.Pavarsisht se shpèton jet njerzish.

  • Dua te degjoj filogreqirat se cfare kan per te thene per rastin meqe ky tipi nuk eshte: “musliman brathers” por eshte nga “ajka” e janullatizmit gjykuar nga emri..

  • Mashtruesi nuk ka as kombesi as origjine mor palle, clidhje ka ne e paska emrin mihal apo muslim, koqe kandari, edhe ketu do fusesh muhabete fesh? Trap. Dhe e them per delikatese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *