Mbolli 466 bimë kanabis në bahçen e shtëpisë, arrestohet 64-vjeçari

Dita

466 bimë kanabis sativa janë gjetur dhe sekuestruar ditën e sotme në Gjirokastër.

Në sajë të operacionit të policisë, është bërë e mundur evidentimi i bimës narkotike, ndërsa është arrestuar shtetasi Adem Cani, 64 vjeç.

Sipas policisë së Gjirokastës, bima narkotike e llojit kanabis sativa ishte mbjellë në bahçen e shtëpisë së 64-vjeçarit. Bima narkotike është sekuestruar, ndërsa materialet në ngarkim të 64-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *