Mbrapshti dhe absurditet

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Është naivitet i pafalshëm të besosh se opozita e sotme kërkon të vërë qoftë edhe një gur në atë ngrehinë që po përpiqet të ndërtojë Shqipëria në përmbushje të vlerave europianizuese. Nuk mund të flas për qeverinë që mund të jetë e shtrënguar të bëjë pranimin duke i ofruar opozitës mundësi bashkëpunimi. Paksa e çuditshme të bësh bashkë në një ndërtim të vetëm ndërtues e shkatërrues. Mund të jetë detyrim apo diplomaci. Po kjo është punë e atyre që nuk janë unë. Për vete jam gati të betohem që opozita ka vetëm një qëllim e vetëm një. Të fusë në kalendat e mospërfundimit të asnjë prej reformave thelbësore që janë jetike për një të ardhme europiane. Qëllim i mbrapshtë i njerëzve që vetëm shqiptarë nuk mund të quhen. Na kanë rënë për pjesë e duhet të luftojmë këtë djallëzi të neveritshme, së pari duke e këputur atë e së dyti duke mos i dhënë mundësinë të na pushtojë si mentalitet. Absurdi mbërrin deri aty sa kërkohet në komisione barazi votash e bashkëkryetarë. Mazhoranca nuk ka zgjedhur veten. Atë e ka besuar shumica prej nesh e besa ka vetëm një përgjigje: ta justifikosh e ta meritosh atë. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *