Mbrëmje magjike në Champions, tre skuadra angleze duan gjysmëfinalen

DITA Online

Rikthehet UEFA Champions League. Kompeticioni më i rëndësishëm në kontinentin Europian zhvillon dy takimet e para çerekfinale, teksa ora 21:00 do të vendos përballë njëra-tjetrës, Liverpoolin e Porton dhe Tottenham Hotspur e Manchester City. Dy duele titanësh, ku në sy bie prezenca e tre skuadrave angleze.

Sa i përket takimit të “Anfield Road”, Liverpool dhe Porto janë dy skuadrat më në formë të momentit. “The Reds” mbajnë vendin e parë në kampionat me 2 pikë më shumë se City ndjekës, ndërkohë që Porto numëron 69 pikë, aq sa Benfika, por me golavarazh më të keq. Impakt në këtë 90 minutësh pritet të ketë edhe dueli i një viti më parë, ku ishte Liverpool ajo që kaloi më tej, pas fitores 5-0.

Ndërkohë, sa i përket takimit të “Tottenham Hotspur Stadium”, skuadra më e favorizuar është Manchester City, e cila vjen pas kualifikimit në finalen e FA Cup. Në favor të tyre vjen edhe ndeshja e këtij sezoni, ku triumfuan me rezultatin 1-0 në një takim të vlefshëm për Premier League angleze.

Të dy takimet luhen në të njëjtën orë, pra 21:00 dhe spektakli është i garantuar.

v.l. Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *