Dërguar nga
Nolian J. Myzeqari
Dialog
Ku ishit?! – Asgjëkundi!
Çfarë bëtë?! – Asgjë!
Ky ishte fundi
I specieve pa zë!
Hamëmet
Ç’më kujtuat romanin:
“Kur qesh i gjithë qyteti”!
Dhe kur sovrani përuronte
Ca hamëme mileti!!!
Përralla komikësh
E lodhën Evropën
Ca komik me bojkote,
Sa që, mahnitën dhe botën
Me përrallat mediokre!!!
Vakancat
“Çakenjtë”, “ujqër”, “cjep” edhe “desh”!
Resorteve “pinin” kulloshtër,
Dhe pas orgjive, bashkën me lesh,
Në kuvend e sollën si mostër!!!
Ditë historike
Kështu e quajti B-njëshi
Kthimin në parlament,
Ai, që mban mbi kurriz
Me qindra precedent!!!
Rezoluta
Rezolutë moj rezolutë,
Rezolutë qesharake,
Njërit ia nxjerrë, tjetrit ia fut,
Dhe me vrasësit bënë paqe!!!
