Mbretëresha e Anglisë feston 88 vjetorin (foto)

anazapta

Një fotogaleri që përshkruan jetën e mbretëreshës që nga fëmijëria e hershme deri sot, në 88 vjetorin e lindjes së saj.

Mbretëresha dje mbushi 88 vjeç.

Ndiqni jetën e saj të treguar me foto. Ky portret bardh e zi do të jetë imazh i saj, i realizuar nga fotografi britanik David Bailey, me rastin e 88 vjetorit të mbretëreshës.

Fotografitë për mbretëreshën janë botuar nga revista Vogue.

fhtrgffffffffff

 

Share This Article
5 Comments
  • Ne mbeshtetje te foto-lajmit te DITA-s po bie nje shkrim plotesues. Kam dashur ta coj me pare ne gazete – dhe disa shkrime te tjera, por nuk e kam germen e [per eshte] ne keyboard. Nejse, ka disa fakte qe dikush mund ti gjeje interesante; e bie ketu sic e kam bere dy vjet me pare [ per blogun tim] pa ndryshime.

    Elisabeta e II-te,
    _____________

    Me 6 Shkurt, 2012 Mbreteresha Elisabete e II-ta, shenoi 60 vjet ne fronin mbreteror. Per te perkujtuar kete moment familja mbreterore ne emer te saj ka bere vizita ne pjese te ndryshme te globit. Thuhet se kjo i ra si fat pasi babai i saj nuk do behej mbret sikur vellait te mos i binte ne koke dashuria per te amerikanen Wallis Warfield Simpson. Supozojme se qeveria e asaj kohe do e aprovonte kete martese, nje gje e paimagjinueshme per kohen, prape se prape Eduardi i VIII-te nuk la pasues.

    Rroba vishnje perseri do kalonte tek shpatullat e saj. Kemi 4 dite festime per te festuar kete pervjetor. Filloi te Premten ne mengjes ne momentit qe destrojeri HMS Portsmuth hyri ne port suke pershendetur me 21 te shtena topi. Nje parakalim ne Mall, udhetimi i nje flote me anije nga me te ndryshmet ne lumen Tamiz, rreth 10.000 party neper te gjithe UK. Feste 4 ditore per te perkujtuar 60 vite sherbimi nga nje Mbretereshe qe i jep nje forme stabiliteti dhe vazhdimesie nje vendi neper periudhat e tij me te mira dhe te keqia. Tani qe po shkruaj degjoj fishekzjarret.

    U martua me nipin e lordit Mountabatten, me titullin e sotem Duka i Edinburgut, me te cilin ra ne dashuri qe ne moshen 13 vjecare,nje martese qe ka zgjatur mbi 60 vjet dhe kane 4 femije se bashku. Princat: Charles, Andrew dhe Eduard e princeshen Ane. Ka keshtjella dhe prona ne pjese te ndryshme te Britanise, ftyra e saj eshte te parate dhe pullat postare, cdo ligj i parlamentit mban firmen e saj, emri i saj permendet ne betimin dhe himnit kombetar. Gjithshka eshte e saj [formalisht] Marina e Saj Mbreterore, Forca Ajrore Mbreterore, Ushtria e Saj, Thesari i Saj, Burgjet etj…

    Megjithese Elisabeta kur ishte e re nuk shkoi ne Universitet ajo eshte edukuar ne menyre te zgjeruar nga tutored me te mire private, qe nga marredheniet konstitucinale deri tek njohurite e pergjithshme. Mbreteresha asnjehere nuk ka dhene interviste, ajo nuk ka patente makine apo pashaporte, nuk lejohet te votoje dhe nuk mund te thirret si deshmitare ne gjyq.

    Elisabeta eshte monarkja qe ka udhetuar me shume ne historine e njerezimit dhe gezon respektin e dinjitareve te huaj dhe te politikane ne vend. Ne UK ka shume qe nuk e duan monarkine por dhe mbeshtetesit me te flakte te kesaj ideje kur vjen puna tek Elisabeta e II-te nuk mund te mos pranojne me admirim dhe respekt, qe eshte jo vetem nje symbol por dhe puna qe ben i ka dhene respekt ne kete vend dhe me gjere.

    Kohe me pare mbreterit ishin te mistershem dhe kishin fuqi, sot kohet kane ndryshuar qe nga ekspozimi ne media deri tek formaliteti i familjes mbreterore. Si mundet nje person qe i zgjedhur nga llotaria e jetes, sic ky term thuhet ne Angli, te perfaqesoje nje vend te tere? Dhe pse formalisht mund ta shperndaje Parlamentin, cfare fuqie reale ka kjo mbretereshe? Perse na duhet te bejme gjithe keto shpenzime per te mbajtur familjen mbreterore? E ne fund c’na duhet ne familja mbreterore?

    Jane pyetje keto qe hasen shpesh ne UK: debate media dhe biseda te perditshme. Mbreteresha eshte e vetedijshme per keto dhe shume e qarte qe vazhdimesia e monarkise varet nga deshira e popullit, sic dhe e di shume mire demin e shaktuar nga femijet e saj ne formen me akute ishte divorci I Charlsit me Dianen. Te vetmen rruge qe ka zgjedhur eshte puna dhe te jete ne sy te publikut.

    Ekspertet konstitucionale e perkufizojne keshtu detyren e saj: Mbreteresha duhet te “inkurajoje, keshilloje dhe paralajmeroje” qeverine. Teknikisht nese ajo do ta heq nje Kryeminister e ka kete mundesi por kjo do provokonte nje krize konstitucionale te papare.

    Ajo eshte ne Krye te Shtetit: duke bere vizita jashte UK, hap dhe shperndan parlamentin [formalisht] dhe pret shtetaret e huaj, po ashtu te qenit ne Krye te Kombit: nje pike stable per unitetin dhe identitetin britanik, shperblyese e eksellences dhe sherbimit duke dhene tituj dhe medalje te ndryshme, e sherbyer si pike referimi e vazhdimesie. Deri tani ka percjelle 10 kryeministra.

    Roli i saj gjithperfshires eshte dhe tek te qenit ne Krye te Komonuelthit, Governori me i Larte i Kishes Anglikane dhe “krye komandanti” i te gjitha Forcave te Armatosura. Duke ju referuar nje Polli nga Ipsos MORI vetem 19% e Britanikeve duan te jene pjese e nje republike, qe nga viti 1969 ky ndryshim eshte vetem 1%! Ne pjesen me te madhe kjo i dedikohet mbretereshes se sotme.

    Qe nga viti 1952, ajo ka marre me shume se 3 milione letra, ka pasur te ftuar ne pritjet e saj mbi 1.1 millione te ftuar ka bere 256 vizita zyrtare pertej detit dhe ka vizituar 129 shtete. Djali i vogel i saj u shpreh keshtu: “Eshte pak komplekse te kuptohet puna e saj ne krye te shtetit ne forme njerezore, por do thoja qe apeli i saj qendron tek fakti i vazhdimesise. Njerezit mendojne se ajo kurre nuk i ka zhgenjyer.”

    Une nuk jam aktore, Mbreteresha u ka thene ndihmeseve te saj, e publiku e kupton kete, megjithese duket distante dhe serioze e vlerson per dinjitetin dhe punen qe ben. Ne pasionet e saj futen qente e tipit Korgi e Dorgi, dhe kuajte e rraces. Thuhet per te qe eshte mjaft intelligjente, direkte e degjuese mjaft e mire. Kjo e fundit nje veti baze per nje monark te sukseshem.

    Ka nje sens humori dhe megjithe fasaden serioze jo gjithshka e merr seriozisht, ato qe punojne per te ndihen krenare dhe te kenaqur. Anekdotat dhe pergjigjet qe jep nga nje here jane te famshme. Duke ecur ne fermen e saj ne Skoci, Nje fshatar i thote: Ti dukesh krejt si Mbreteresha. Kjo i pergjigjet: sa me ke bere qefin. Kur i thane qe nje dinjitar i larte ka ikur naten nga Buckingham Palace, pyeti: Po gruan e mori? Thuhet se kur priti presidentin Shqiptar A. Moisiu, njerit nga ministrant i ra telefoni, mbreteresha e pyet: Ndokush i rendesishem?! [anyone important?]

    Sot ndihet rehat dhe eshte pershtatur me Britanine moderne, nese do jetoje aq gjate sa e ema, do mbreteroje deri ne vitin 2027. Ne websajtin e saj zyrtar thuhet keshtu:
    ” Mbreteresha eshte kryetare shteti ne UK dhe 15 vende te Komunuelthit. Vajza e madhe e Mbretit George te VI-te dhe Mbretereshes Elisabete, ajo lindi ne 1926 dhe u be Mbretereshe ne moshen 25 vjecare, ka mbreteruar mbi 5 dekada pergjate ndryshimeve te madha sociale e zhvilimi. Mbreteresha eshte martuar me Princin Filip dhe ka 4 femije dhe 8 nipa e mbesa. Ceremonia Pervjetore e Diamantit ne 2012 shenon 60 vjet ne fron nga Mbreteresha. Ajo erdhi ne fron me 6 shkurt 1952, ceremonia e Kurorezimit u be me 2 Qershor 1952.” [Shkruar te Djelen me 3 Qershor-2012]

    • Pergezime per komentin. Me i plote se artikulli.
      – Dicka me shume per rolin qe ka Mbreteresha ne raport me Gjyqesorin e Prokurorine do isha kurioz.
      Tung

  • Flm e pershendetje Kozi, tani qe filloi “zhurma me Gjyqsorin” kam menduar ca here te shkruaj dicka dhe vete. Britania vepron me Common Law. Ketu bazohet forca e Ligjit, Shtetit e Individit, secili mbahet “mbret ne te drejtat e tij” i sigurte se Drejtesia e dhene nje here, nuk ndryshohet, a “nje drejtesi e re” qe behet sot, do aplikohet per kedo qe vjen me pas. Ta shpjegojme, pasi eshte ndryshe “nga Sistemi Europian” Common d.m.th i pergjithshem, i zakonshem. Ne Ligjshmeri kuptohet si “Ligj nga Gjykatesit” dhene ne vendimet gjyqsore, (jo nga Statutet/kodet – qe miraton Legjislativi/Parlamenti) a aktet qeveritare (miratuar nga ekzekutivi) Ky eshte nje Sistem Ligjor qe bazohet tek Precedenti, sipas parimit: “eshte e padrejte te gjykosh fakte te njejta, ne menyre te ndryshme, ne kohe te ndryshme” Theksi eshte tek Vazhdimesia. “Trupa e precedenteve” me pas behet e detyrueshme (binding) per nje Gjykates, 2 muaj, 20 apo 250 vjet me pas. “Trupa/ grupimi, i ketyre Precedenteve quhet Common Law” Funksionon keshtu: Nese ka rast te ngjashem ne te shkuaren, Gjykata duhet te perdore vendimin e meparshem (prior decisis) Nese gjykata gjen se ceshtja perpara saj eshte krej e ndryshme me te gjitha ato te meparshme, Gjykatesi ka autoritetin (dhe detyrimin) te beje nje Ligj, duke krijuar precedentin e I-re. Sigurisht ne praktike ka nderlikime dhe bashkeveprimi ndermjet “common law” “ligjit kontitucional” dhe “statuory law” krijon kompleksitete.

    1/3-ta a botes sot (2.3 miliarde persona) jetojne ne Juridiksione ku aplikohet Common Law (filluar ne Angli, ne mesjete) e keto kane qene ish-koloni Britanike. India, ShBA-te, Bangladeshi, Kanada, Hong Kond, Singapur, Burma, Irlanda, Australia, New Zelanda, Qipro, Barbados, Afrika e Jugut, Zimbabve, Kameruni, Namibia, Botswana, Guajana, Izraeli etj. Flasim per “Angline dhe Wellsin” Skocia me nje akt (ne mos gaboj te 1707- Aktin e Bashkimit) ka “common law” dhe “ligj civil” ne nje perzierje te tyre. Deri tani, ne praktike, gjithshka ka funksionuar Normalisht ne Pavaresine e Gjyqsorit, por ka qene “ e pashkruar” Eshte Interesante, se vetem ne 2005, me “Aktin e Reformes Konstitucionale” Pavaresia e Gjyqsorit eshte “hedhur ne leter” 900 vjet me pas parimit dhe praktikes. Ajo cka funskionuar normalisht per shekuj te tere, tashme u formalizua, dhe me disa shtojca, ku no1 eshte: “Qeveria ndalohet ne cdo lloj forme te influencoje a te kerkoje akces special tek Gjyqtari” Qofte larg-e-larg, kur Nje Minister/Deputet komenton per nje ceshtje ne process e siper, ne media, ose presion direkt. Shqip – Gjyqtari Britanik eshte vet zot-e-vete-shkop. Gjykatat Britanike jane model i profesionalizmit dhe integritetit, aty “behen Ligje” dhe vendoset Drejtesi, ne formen me te larte qe mund te gjindet kudo ne bote. Per kete arsye, shume njerez qe jua mban xhepi; nga oligarke e sportiste, te gjithe botes, vijne ketu (per biznes, kontrata, divorce etj) te bindur se gjejne “ te drejten me te mire te mundshme”. Nese denimi eshte Kunder shtetit vete apo demton interesa te larta, ligji ka prioritet. Shteti paguan denimet/ gjobat/ ndryshon aktet rregullatore etj.

    Ligji Britanik, eshte ne funksion te Individit dhe shoqerise, jo Mbreterise e Shtetit. Duke marr mbi vete pergjegjesi te tilla, te cilet te gjithe jane te detyruan ti ndjekin pa kundershtime. Ja disa Shembuj Praktike.
    1) Nese nje Femer Shkon ne Gjyq, “diskriminim a ngacmime” dhe gjinden praktika te tjera te palejuara, pasi Gjykatesi vendos ne favour te saj, cdo aspekt i Biznesit “i nderron vete procedurat” nuk prêt te dale “gruaja No2.” te shkoje ne gjyq. Tashme dihet qe u krijua precedenti dhe Gruaja 2 me ceshtje te njetje, sigurisht do fitoje. Pra shoqeria implementon, pa pritur te ndodhe tjetra.
    2) Ne forcat ushtarake, nje person thote “me diskriminojne si Gay” Fiton ne Gjykate; ne sqarim-vendimi, qe shkon nga 10 ne 300 faqe, gjykatesi jep “rekomendimet” i bindur se Ministria e Mbrotjes, do ndryshoje gjithe strukturen ne favour te Gay qe vijne me pas. Nese nuk e bejne? Ka raste plot, por penalizohet cdo institucion.
    3) Nje qytetar Britanik, nese ndihen nen kercenim, thuaj “ne nje Forum Polak” me te shara, presione, fyerje, kercenime e dhunim te dinjitetit (anonim a me emer s’ka rendesi) ose ne media/gazete/ tv. Ne Minimum duhet te provoje se kjo eshte pare “nga disa persona ne Britani” P.sh valet e TV vijne deri ketu, Gazeta ka ardhur ketu ose Forumi Shihet dhe nga Britania. (meqe ka nje ceshtje si kjo, precedent eshte krijuar) atehere Aparati Shteteror detyrohet ta ndjeke si dicka te ndodhur ne territorin e saj, si aggression ndaj Qytetarit te Saj. Kaq ben “proven e pare” se kjo prek Britanine e territorin e saj. Majfton te thuash “jane dy Polake qe jetojne ne Britani qe e kane pare kete!” pastaj hyn Shteti me menyrat e tij. Shkon pas Forumit, bashkepunon me Shtetin Perkates etj. Nese je i famshem (shkrimtar, aktor etj) denimet jane kolosale, demshperblime per “emrin” shtepia botuese preket, akontot etj… .

  • II.

    Pra “precedenti” ve ne levizje te gjithe Aparatin e Shtetit. Do apo S’do Shteti, ka detyrim absolute te ndjeke vendimin, qofte te nje Gjyqtari. Thuaj ne “Simbustan” pati nje lufte. Ose trazira. Britania s’ju jep azil qytetareve qe vjne nga aty. Disa i kthen, disa i mban “detention” e del njeri qe fiton ceshtjen ne Gjykate. Gjykatesi thote ka te drejte, se kthejme dot pas, se i rrezikohet jeta. Te gjithe nga ai vend, pastaj, ne perballje me Shtetin e kuotjne kete si precedent, dhe mund te jene 3 apo 300, e Shteti (megjithese si vjen mire) zbaton vendimin. Publiku e media thone na mbyten Emigrantet, por Gjykata ka fjalen finale. Merr nje gjykim te thjeshte me qeverisjen Lokale. Nesefiton te drejten per nje ceshtje te caktuar ndaj Bashkise tende, kjo krijon nje efekt Ortek (ne disa raste) ku u lind e drejta 20.000 te tjereve te kerkojne “te drejten” qe u eshte mohuar per te njejten ceshtje, te cilen deri atehere e kane humbur. [thuaj gjoba, rregullime etj] Gjykatesi Britanik eshte i vetdijshem per forcen absolute qe i jep pozita e tij, sic eshte dhe shoqeria; qofte ne raste kur japin “denime te buta” a dicka skadaloze “per opinionin public” (i zoti i shtepise la te paralizuar nje Grabites, qe e sulmoi kur ai po ikte/ kjo s’lejohet) i “tolerojne” pasi kuptohet qe Gjyqsori duhet i pavarur. Eshte shkalla e fundit ku gjen te drejten ndaj kujtdo, dhe Qeverise. Po ashtu ky respekt dhe admirim, ka pergjegjesi te dyfishte, nese nje gjyqtar del se eshte i korruptuar, influencuar apo arrestohet, (dicka sh. e rralle) te gjitha ceshtjet qe ka gjykuar me pare, ne vite, konsiderohen si “unsafe” te pasigurta; i lind e drejta kujtdo te kerkoje ri-hapje te ceshtjes.

    Kur themi ai qendron mbi palet, vertet eshte mbi palet. Jane tre te tilla. 1) Mbrojtja- i akuzuari. (te drejtat individuale) 2) Prokuroret (shteti) dhe 3) shoqeria e zakonshme, “njerezit si ti” juria me 12 antare (ne Skoci, me duket se ne disa zone me Sherife, ka 15 antare) Gjyqatari mbikqyr proceduren e vazhdimesine e procesit, duke sqaruar ligjet, e drejtuar Jurine me pas ne vendimet qe do merren; fajtor/ jo fajtor etj. Ka raste se nese ai mendon (dhe disa here e kane shprehur keqardhejn, kur Juria humb kohe ose deshton) se personi para tij eshte Fajtor, por Juria thote jo – ose eshte deadlocked (s’merr dot vendim) ka detyrim te zbatoje vendimin e Jurise. P.sh. personi lirohet, ceshtja pushohet, ri-perseritet etj.

    Ka disa ndarje e nen-ndarje te komplikura, me Gjykata te caktuara per ceshtje te caktuara ne divizione te caktura, sipas Qarkut dhe Distriktit. Gjykata e Famijes, merret vetem me divorcin, ndarjen e femijve, pasurine etj. Ka Gjykate per Biznesin, Ceshtje te komplikuara, ceshtje Civile, a Penale. Court/Courts “Gjyqi, Gjykata” e ndare ne forme te tille, e specializon Gjyqtarin qe punon ne to. Jo si ne “sistemin Napoleonik” ky nje Gjyqtar Shqiptar apo Francez, pasi zgjidh nje divorc, kalon tek gjyqi i nje kompanie, me pas denon dike per krime me dhune, vjedhje, ekonomi etj. Kush do strukturen e plote, mund te flasim here tjeter ose te kerkoje vete ne Internet.

    Tani tek pyetja juaj specifike – Raporti. Gjithshka behen nen Emrin e Mbretereshes. Ajo vete nuk gjykon ceshtje, as s’ka rol specific tek jurisprudence, vec rol simbolik. Nga Betimi kur merr Fronin, ndaj “common law” dhe regullat staturore, Sovrani detyrohet te “beje Ligj dhe drejtesi” me meshire, qe te administrohet tek te gjithe ne. Ne Mbreterine e Bashkuar, cdo lloj juridiksoni derivon nga Kurora. Gjykatat jane “Gjykata Mbreterore”, Gjykatesit jane “Gjykatesit e Madherise se Saj” e authoriteti i tyre vjen nga Kurora; Persekutimet Kriminale vijne nen Emrin e Mbretereshes, p.sh. Regina vs Smith (regina- mbreteresha. Disa vende e Kane Populli kunder filanit, ose Republika kunder…) ne dekadat e meparshme, te burgosurit shkonin ne burg “ nen kenaqesine e Madherise se Saj”

    Ne fusha te tjera ligjore, si ne cdo veprim publik, Mbreteresha vepron nen “keshillimin e Misnitrave te saj”. P.sh. megjithese, Mbreteresha emron Gjykatesit me pervoje (ne poste te larta) ajo e ben kete nen Keshillen e Kr-Ministrit. (pra, ve firmen, si formalitet) Ka dhe prerogative e “Meshires dhe Faljes”, kur mundet…te jape “falje per denim”, nen keshillen e Ministrave. Per kuriozitet. Ajo asnjehere nuk ka qene ne Gjyq si person. Ne nje rast, kur behej fjale per sherbetorin personal te Princeshes Diana. Policia i gjeti ne shtepi shume sende nga familja mbreterore. Per te cilet kishte punuar per dekada (detajet si mbaj mend mire) ai kish takuar Mbretereshen dhe i kish thene “po i mbaj per ruajtje se Diana me besonte mua” Kur e cuan ne gjyq (akuzohej se si kish thene askujt) Mbreteresha 5 vjet me vone kujtohet e bisedon me famijen. Lajmeron Drejtesine…duke pohuar se “po, me ka thene mua” kjo krijoi ca dallge. Spekullohej si mund te thirrej Mbreteresha deshmitare ne gjyq.(?) Prokuroret u terhoqen, se fjala e saj mjaftoi. Ceshtja ndaj personit pezullohet dhe ai nuk e denua.

    Si konkluzion, As Mbreteresha e askush nga Aparati Legjilativ e Shteteror nuk e detyron Gjyqtarin / Prokurorin Britanik te beje dicka kunder Ligjit. Pavaresia e tyre ka kaluar neper precedente 900 vjecare per te ardhur ne ditet tona.

    • -Madheshtore- Them qe nje nga aresyet eshte se Monarku e ka te trasheguar dhe vepron ne dobi te vendit te vet. Ndryshe nga vende tjera le mo neve qe Kryetari Shtetit mvaret nga 71 vota ! Skandal,asnje Kryetar Shteti tek neve(President konkretisht) nuk ka arrite te jete i pavarur verteti .Ju falenderoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *