Mbretëresha Elizabeth gati të vaksinohet, ja kur pritet ta marrë vaksinën e Pfizer 94-vjeçarja

J L

Mediat britanike bëjnë të ditur se mbretëresha Elizabeth II do të marrë vaksinën Pfizer-BioNTech kundër Covid në javët e ardhshme.

Mbretëresha, 94-vjeçare dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeç, të dy do të vaksinohen si përparësi për shkak të moshës së tyre dhe jo si trajtim preferencial.

Britania është vendi i parë në botë që i ka dhënë dritën jeshile kësaj vaksine.

Të moshuarit dhe kujdestarët e tyre do të jenë të parët që do të vaksinohen dhe personeli mjekësor i vijës së parë.

Britania ka porositur paraprakisht 40 milion doza të vaksinës në total dhe do të marrë një sasi fillestare prej 800,000 për të filluar javën e ardhshme.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *