Mbreti i Holandës uron Presidentin Meta: Jam mëse i bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen

Gazeta Dita

Mbreti i Holandës, Lartësia e Tij, Willem-Alexander i ka dërguar mesazh urimi Kreut të Shtetit shqiptar, Sh. T. Z. Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës duke nënvizuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vijojnë të zhvillohen edhe gjatë mandatit presidencial të z. Meta

“Ju lutem pranoni përgëzimet e mia më të ngrohta me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës!

Jam mëse i bindur se marrëdhëniet tona dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë mandatit tuaj presidencial në të mirë të dy popujve tanë. Ju uroj urtësi si dhe shumë suksese në detyrat e rëndësishme që keni përpara!” është shprehur Mbreti i Holandës, Lartësia e Tij, Willem-Alexander.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *