Ngordh mbreti i kafshëve (FOTO)

Dita

Ai quhet ndryshe mbreti i kafshëve, por përballë mizerisë së ambientit ku jetonte është dorëzuar dhe ka… ngordhur. Kështu, Kopshti i vetëm Zoologjik në Shqipëri mbetet pa asnjë kafshë të egër.

Ka ndodhur ditën e djeshme. Luani ishte i seksit femër dhe sipas punonjësve që kujdesen për kafshët e kopshtit, shkaqet e ngordhjes ishin natyrale, pasi kafsha ishte shumë e vjetër në moshë. Luanesha kishte ditë që nuk arrinte të qëndronte në këmbë.

Sa herë është folur e shkruar për të, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, po askush ama.

Ka rreth 6 hektarë ambient dhe vetëm 17 specie kafshësh. Së fundi, ka mbi krye edhe një “medalje” pasi është shpallur si një ndër kopshtet më të trishtuar në botë. Më shumë se sa një kopsht ky është burgu i kafshëve! Kështu e ka cilësuar disa ditë më pare portali “Socialphy” kopshtin tonë zoologjik, duke e renditur atë krahas simotrave në Kabul, Mumbai apo Gaza si 6 ambientet më të trishtuara.

Disa muaj më parë, “Dita”, nëpërmjet një foto reportazhi solli gjendjen e kopshtit. Aty pamë për herë të fundit edhe Luanin, ku vetëm si mbret nuk jetonte.

Punonjësit shprehen se pjesa më e madhe e kafshëve janë në moshë të madhe dhe ato pak mund të ngordhin. Përveç një ujku dhe një shqiponje, fauna jonë nuk përfaqësohet me ndonjë specie tjetër të egër.

Por, Kopshti Zoologjik i Tiranës është edhe tregues i kulturës tonë në raport me sjelljet ndaj kafshëve. Këto fotografi përligjin qartë veprime të ndaluara, të cilat sipas ligjit “Për mbrojtjen e faunës se egër” do të duhet të gjobiteshin deri në 50 mijë lekë.

Edhe mos zbatimi i këtij ligji, bëri që disa ditë të miratohej në Parlament moratoriumi dy-vjeçar për gjuetinë! Me gjithë alarmin që ngrenë mediat herë pas here, historia me kopshtin Zoologjik, vazhdon… /E.Resuli

12 3

1

2 3  5 6 7 8

 

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *