Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Madhëria e Tij, Mbreti i Spanjës, Felipe VI. Në këtë mesazh, monarku spanjoll i uron Kreut të Shtetit suksese në misionin e tij.
Në telegramin e urimit, Mbreti i Spanjës, Felipe VI përcjell përgëzimet e tij, të qeverisë dhe të popullit spanjol.
“Me rastin e marrjes së postit më të lartë drejtues të Republikës së Shqipërisë nga Shkëlqesia Juaj, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të përzemërta, të cilave u bashkohen gjithashtu ato të qeverisë dhe popullit spanjoll! Ju lutem pranoni Zoti President, urimet e mia më të mira për suksese në misionin Tuaj të lartë, suksese që do të jenë në të mirë të begatisë, paqes dhe mirëqenies për popullin mik shqiptar!”, thuhet në mesazhin e urimit të Mbreti i Spanjës.

Jepini fund ketyre “lajmeve” te karakterit protokollar.
Si e urojne kete hajdutin kta, e dine kush eshte ky apo jo, apo tallen me ne popullin e gjore. Kurre nuk e pranoj nje presidente te tille legen i korruptuar.Nga tipa si ky shqiptaret vuajne dhe largohen nga vendi tyre, ky eshte nje mut.