“Mbrojti” të dashurën, braktiset prej saj në sallën e gjyqit

anazapta

I braktisur nga e dashura që u bë shkak për vendosjen e tij brenda në kafazin e hekurit, nuk ka folur asnjë fjalë. Kurse avokati i tij u mundua ta mbronte duke thënë se klienti i tij nuk kishte qëllim të vriste. Artenc Shehu do të qëndrojë në burg pa afat. Gjykata e Tiranës dha dje masën e sigurisë arrest me burg për 31 vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e saldatorit 60-vjeçar Gëzim Karaj më 28 gusht 2013 . Gjyqtarja Vjollca Zaimi vlerësoi se arresti ishte i ligjshëm dhe pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Imeraj për masën e arrestit burg. “Klienti im nuk ka patur qëllim vrasjen. Në trupin e viktimës nuk ka goditje, ndaj vrasja ishte pa dashje. Kërkoj një masë më të lehtë se arrest me burg pasi klienti im ka qenë pa precedentë penalë” – tha avokati Ardian Leka në emër të klientit të tij. “Jam kundër. Eshtë vrasje me dashje prej dhunës”- ka thënë prokurori Erjon Imeraj duke kujtuar se për veprën penale të “vrasjes si pasojë e dhunës” Kodi Penal

parashikon deri në 20 vjet burg. Pasi dëgjoi pretendimet dhe mori provat, gjyqtarja u tërhoq për vendim duke pranuar kërkesën e organit të akuzës për mbajtjen në burg të Artenc Shehut. Në seancën e djeshme nuk ishin familjarët e Artenc Shehut. Të pranishëm nuk ishin as familjarë të viktimës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 28 gushtit pas një sherri banal, pasi e dashura e autorit u konfliktua me 60 vjeçarin se i kishte gërvishtur makinën. Më pas ka shkuar dhe Artenc Shehu, i cili ka qëlluar 60-vjeçarin Karaj, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Sipas policisë viktima është goditur me grusht, po familja e viktimës pretendon se njeriu i tyre është qëlluar nga Artenc Shehu me levë.

Share This Article
8 Comments
  • patjeter prokuror shkaku qe solli pasojen kush eshte apo e ………………………………………………………………………

  • turp I madh….makinat dava hekurash…por buthegisurit dhe pabreksit te veasin pse I gervishe makinen…kur do shpetojme nga ketio idiote…..denim maksimal per kete debil

  • a budalla budalla ci bere vetes ,,,,ha m… tani .ne burg duhet te jene dhe e dashura me te jemen ,ato jane shkaku ,moren ne qafe dy familje

  • Kush e thirri kafshen te bej vrasjen ! Ktu denohen per bashkpunim ata qe nuk kallzojn vrasesin e mos te denosh ate qe shtyu kriminelin me fjalet e saj !!! Sic po shofim kto kurva me “pitbull” vrases ne krah do shtohen po nuk ju dha denim i perbashket !

  • Po kush do i fusi ne burg po pate miq e shok sic ka Mirilda Jaupaj me mamane e saj ste fut ne burg njeri ,,keshtu eshte ka ardh dita e kurvave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *