Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Mjerisht pamë në TV dëmtimin e rëndë me eksploziv të një oficeri, drejtor burgu u tha. Në s’gaboj, ishte me makinë private. Ne, populli, nuk e dimë sjelljen dhe punën e tij, për to ka organe të tjera. Ne e marrim si nëpunës të shtetit. Mendoj se të tillë punonjës e të rangjeve më lartë të policisë, prokurorisë, apo gjyqtarë të cilët për arsye pune janë të ekspozuar para rreziqeve të tilla, duhet që me ligj dhe udhëzime të veçanta t’ju imponohet të lëvizin me masa sigurie. Rëndësi ka ruajtja e makinave të policisë, jo vetëm natën por edhe ditën, shpesh ato lihen vetëm dhe jashtë parkut. Për rrethanat që u krijuan tek ne, është naiv ai punonjës që merret me zbatimin e ligjshmërisë dhe lë makinën e tij të pa siguruar natën. Organet e larta të policisë, ministria, të mos mbyllin sytë para abuzimeve dhe tejkalimeve të kompetencave në detyrë, opinioni njeh raste të ushtrimit të dhunës me e pa shkak ndaj të ndaluarve. Xhevdet Cora.
