Prej kohësh, studimet kanë sugjeruar se një gotë verë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe ngadalësojnë regresin e trurit. Tashmë, një studim i ri argumenton se vera e kuqe mund të na mbrojë edhe nga ulja e dëgjimit. Sekreti qëndron te elementi resveratrol, i cili gjendet te rrushi dhe rrjedhimisht edhe te vera e kuqe.
Resveratroli është efektiv kundër inflamacioneve, plakjes së qelizave, përfshirë edhe ato të trurit. Ulja ose humbja e plotë e dëgjimit prek gjysmën e personave mbi 60 vjeç, por shumë prej tyre i kanë problemet e para që në moshën 40 vjeç. Procesi ka të bëjë me vdekjen e disa qelizave në formë fije floku që ndodhen në brendësi të veshit. Studimi i publikuar në revistën “Ototlayngology-Head and Neck Surgery” doli në përfundimin se konsumimi i një sasie të moderuar vere çdo ditë e redukton dëmet që i shkaktohen dëgjimit me kalimin e moshës. / Përgatiti: G.Sokoli