Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Lexova te Dita se një studio e quajtur “Papajani” na bëka një projekt që ta fshijë Himarën ekzistuese e të ndërtojë një tjetër! Po qe se kjo dihet nga qeveria e nga shkëlqesia Rama dhe ka aprovimin e tyre, përbën faj të rëndë e atikombëtar. Si do zhvillohet Himara e dinë të zotët e atyre trojeve e jo mafia politike e ajo ekonomike e kohës. Larg duart nga Himara e nga çdo pjesë tjetër e territorit shqiptar, gjoja në emër të zhvillimit të turizmit. Të nderuar qeveritarë të çdo niveli, kryetarit të bashkisë Himarë, meqë i kam njohur prindërit, i them: Mbro Himarën e interesat e himariotëve e mos u bëj lolo i politikës së mbrapshtë dhe antikombëtare. Luan Muhameti, Vlorë.
