Mbyllen aplikimet për bordin drejtues të BSH

Dita

Këtë të martë ka përfunduar edhe afati përfundimtar i aplikimeve për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në daljen për mediat, kryeministri Edi Rama deklaroi se 30 shtatori ishte dita e fundit për paraqitjen e kërkesave. Nga ana tjetër vijon aplikimi deri në 5 tetor për Guvernator, proces ky i shpallur nga Presidenti i Republikës.

Për mënyrën e zgjedhjes së guvernatorit të ri ka mendime të ndryshme, një pjesë janë të mendimit se ai duhet të vijë nga radhët e këshillit, ndërsa një pjesë tjetër se ka të drejtë ta propozojë Presindeti.

Mbetet për t’u parë nëse Nishani dhe Rama do të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë ccështje, pasi edhe propozimi i Nioshanit, do të duhet të marrë votëbesimin në parlament. /E.K

Share This Article
2 Comments
  • Dua të bëhem edhe unë guvernator por,me kusht që çdo hajdut bankar t’ja nënshtroj gjyqit publik nga populli? Dhe po qe se populli thotë të varet të më lënë mua ta var pa nderhyrë askush? Ju siguroj se vendimi i popullit ekzekutohet jo më vonë se një orë pasi është marrë? Tung!

  • a ka mundesi qe ndonjehere te mendohet pozitivisht……. mjaft me sharje,varje …….respekt pak me teper per vehten tone. historia do te na gjykoje te gjitheve dhe jo ne menyre selektive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *