Mbyllen aplikimet për kompensimin e ish-pronarëve, 1 mijë aplikime, 30-40 përfitojnë

redaktor

Mbyllen aplikimet e ish-pronarëve të tokave truall për marrjen e kompensimit për vitin 2013.Sipas nëndrejtorit të AKKP-së Agim Toro për këtë vit kanë aplikuar rreth 1 mijë përsona.

Numri dy i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të pronave deklaron se pritet që nga 1 mijë persona të fitojnë vetëm 30 apo 40, duke qenë se fondi prej 300 milion lekësh i vënë në dispozicion është shumë i vogël.

Toro sygjeron ndryshimin e mënyrës së shpërndarjes së këtij fondi të vënë në dispozicion në mënyrë që të përfitojnë më shumë qytetarë.

Edhe pse ishte dita e fundit ,në dyert e AKKP-së kishte një fluks qytetarësh që prisnin radhën për të aplikuar. Ata ankohen pasi detyrohen që të vijnë nga të gjitha rrethet për të aplikuar në kryeqytet.

Personat që do të shpallen fitues për marrjen e kompesimit për këtë vit pritet që të shpallen brenda 3 muajve.

Share This Article
1 Comment
  • Do të dëshëroja transparencë në mënaxhimin e kërkesave. AKKP duhet (detyrimisht) të shpallë listën e kërkesave të aplikuesave për kompensim; e specifikuar sipas Ditës, Muajit dhe Vitit të Vendimit të Komisjonit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Pas kësaj shpalljeje në Mediat e shkruara le të merrem me përzgjedhjen e “fituesve” të rradhës…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *