Mbyllen hetimet për “Doshin”; çështja në Gjykatën e Lartë

redaktor
Deputeti, Tom Doshi dhe avokatet e tij Vladimir Meci dhe Ferid Mucaj, duke dale nga ambientet e Gjykates se Larte, ku eshte rrezuar kerkesa e tij per heqjen e mases se sigurise "detyrim paraqitje"./r/n/r/nLawmaker Tom Doshi and Vladimir Meci and Ferid Mucaj, outside the premises of the High Court, where is not accepted his request for removal of security measures "appearance obligation".

Një video do të jetë prova më e fortë me të cilën në Gjykatën e Lartë deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami do të përballen me akuzën e Prokurorisë së Përgjithme për “kallëzim të rremë në bashkëpunim”.

Pas tre muajsh intensivë, gati 40 funksionarë të lartë të pyetur, si edhe persona që kishin dijeni, organi qendror i akuzës njoftoi se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim për të njëjtën akuzë, atë të kallëzimit, deputetët Doshi dhe Frroku, si dhe shetasin Bami.

Prokuroria mban qëndrimin se vepra e “kallëzimit në bashkëpunim” qëndron në faktin se të tre të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme, sikurse është videoja Doshi-Bami, në të cilën flitej për një skenar ekzekutimi në dëm të deputetit Doshi.

Jo zyrtarisht burimet pohojnë se prokuroria ka konkluduar se motivi i krijimit të kësaj videoje, që pasoi me pretendimet e Doshit se ndaj tij kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kishte kërkuar që të kryhej një atentat, janë politike.

Sipas të njëjtave burime, kallëzimi i rremë në bashkëpunim mes Doshit, Frrokut dhe Bamit është kryer për shkak që të niste një procedim penal kundër Ilir Metës. Prokurorët janë duke përgatitur kërkesën për gjykim, e cila pritet të dorëzohet të hënën në Gjykatën e Lartë-raporton TCH.

Për çështjen hetimore, e cila pas qëndrimit të Doshit se Durim Bami ishte ndërmjetësuar për të kryer vrasjen e tij, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u thirrën personalitete të jetës politike në vend, që nga kryeministri Rama, ish-kryeminisri Berisha, kreu i Kuvendit Meta, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e një sërë deputetësh.

Për këtë çështje, Doshi përballet me masën “detyrim paraqitje”, Durim Bami mbahet në arrest shtëpie, ndërsa deputeti Mark Frroku në “arrest me burg”, për shkak të një dosjeje tjetër hetimore të hapur në ngarkim të tij në Belgjikë.

Share This Article
3 Comments
  • Po si ka mundesi qe çeshtja shtyhet kaqe kohe kur dihet se qe SHPIFJE e madhe per pazare te pista te malokut injorant.Dosh-kodoshi duhet te denohet me burg pasi gati nje vit çmendi opinionin kombetar e nd/kombetar,ndryshe nuk marrin vesh politikanet tan kriminel e hajdut qe e ropen kete vend per 25 vjet

  • Mbyllen hetimet,mbyllet dhe çèshtja e shume pèrfolur.Kur personat shkojnè nè shtèpi dhe gjoja ruhen me polici, del pèrfundimisht pa laguuuur!Kèto janè gjykatat tona tè promovuara nga shteti “ligjor”i saleehqen rrumpall lesh e liu.

    • Sulo koqia i kandarit,, Shpellarin shaje sa te pelqen,, se i takon te sharet.
      Por kur shan Saliun dhe le keta te tjeret e rotacionit te qeverisjes pas Saliut
      nuk kane shume vlere te sharat,, se shum si Tartufi te thone { koqe kandari }
      Kur shan Salen dhe le opingarin e Skraparit,bashkpunusin e tij Meta,, komentusit kane te drejte te te quajne ,lengu i groshit,pas Metes.
      Une nuk e kuptoj tamam se sa i pa llogjik jam,kur them !!
      Te qeverisesh per 4 vjet me nje mashtrus duke pranuar mashtrimin, e me pas
      te qeverisesh me nje qeveri tjeter qe ka denancuar kete mashtrim,, kesaj i thone { mashtrim me bishte } Ti o Sulo koqia me shoke,jeni per mashtrimin me
      bishte,jo per mashtrimin e thjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *