Qytetarët e Dibrës kanë votuar ditën e sotme për kryetarin e ri të Bashkisë. Muharrem Rama i ASHE-së dhe Sherefedin Shehu i APD-së u përballën me njëri-tjetrin në zgjedhjet për kreun e ri.
Nga të dhënat paraprake të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 53 përqind e votuesve.
KQZ doli në një deklaratë për mediat pak pas orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit, ku njoftoi edhe pjesëmarrjen sipas QV-ve dhe gjininë.
Sipas Komisionit, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani kanë votuar 53 përqind e personave me të drejtë vote, nga të cilët pak më shumë se 30 përqind kanë qenë gra.
Ndërkohë, ambienti ku do të numërohen votat është gati dhe në pritje të mbërritjes së kutive të para për të numëruar.
