Çerdhja numër 16 që ndodhet në zonën e ish-Bllokut u mbyll ditën e sotme. Vendimi u mor pasi një punonjëse ka rezultuar pozitivë me koronavirus.
Prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë, pasi punonjëset do të vetëkarantinohen.
Ditët e fundit numri i të prekurve është rritur shumë, ndërsa në 24 orët e fundit u raportua për 69 raste të reja
l.h/ dita
