Prokuroria i ka dhënë fund hetimeve për deputetet Mark Frroku e Tom Doshi si dhe per te pandehurin e trete Durim Bami, te akuzuar per “kallëzim te rreme” ne lidhje me një atentat te supozuar ndaj dy deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se hetimet përfunduan ne fundjave, ndërsa te hënën dosja do dorëzohet per gjykim ne sekretarinë e Gjykatës se Larte, raporton Vizion Plus.
Nga tre te pandehurit, vetëm deputeti Mark Frroku ndodhet i arrestuar dhe kjo për llogari te shtetit belg, pasi akuzohet ne lidhje me një vepër penale te kryer ne këtë shtet.
Ndërkohe qe dy te pandehurit e tjerë Tom Doshi dhe Durim Bami do te gjykohen ne gjendje te lire. Sipas akuzës, te tre te pandehurit inskenuan atentatin e denoncuar publikisht nga Doshi në 2 mars, duke krijuar nëpërmjet një skenari të mundësuar nga Frroku një atentat të paqenë.
Deri ne fund te hetimeve, deputeti Tom Doshi i ka qëndruar versionit se ndaj tij do te kryhej atentat dhe për këtë ai dhe avokatet e tij kane kërkuar qe hetimi të plotësohet dhe me prova te tjera te kërkuara prej tyre, pasi deri më tani ato janë të mangëta dhe të devijuara qëllimisht.
Ndërsa dy te pandehurit e tjerë kane mohuar se kane patur dijeni per nje atentat te mundshëm, madje Durim Bami ka thënë ne Prokurori se kishte qene Tom Doshi ai qe e ka detyruar te sajoje nje dëshmi me ane te videos ne lidhje me atentatin e mundshëm.
RROFTE FSB-JA E RUSISE DHE UDB-JA SERBE
Ky haleja bashk me nofullshtremberin duhet te vene ne biruce.
Ne demokraci ka ca rregulla qe nuk lejojne denimin e debilave .Ajo qe mer rendesi kane hetimet per pasurite marramendse .Shteti yne dhe Drejtesia nuk jane xhongler tua vjelin keto shuma qe nuk justifikohen .
Nuk shitet vetem rroga te lsi ne shqiperi, edhe komentet….