Mbyllet dosja për Xhuvanin, avokati kërkon ekspertizë psikike

Dita

Prokurorët Erion Pano dhe Enklit Gjini i komunikuan dy akuzat Konstadin Xhuvanit duke e fajësuar për vrasjen e 4 personave Enea Xhaj, Arber Demiraj, Edison Jaho dhe italianit Paolo Azzola dhe atë për armëmbajtje pa leje.

Avokati ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekspertiza psikike me pretendimin se Konstandin Xhuvani ka qenë në gjendjen  të rënduar psikologjike.

Xhuvani, gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit, ka thënë se nuk ka qenë në lokalin e natës kur ndodhi masakra dhe se ishte duke blerë cigare në lagjen Ali Demi, ndonëse ai u arrestua në flagrancë, me armën e krimit në dorë.

Të hënën, Dosja e Xhuvanit do të dërgohet në gjykatë e ndarë nga ajo e shokut të tij, Erald Sida, hetimet për të cilin nuk kanë përfunduar, pasi ia ka dhënë dëshmi të ndryshme para prokurorëve.

Share This Article
11 Comments
  • Tani filloi drama e drejtesise.Tani MAMI eshte e lire te fabrikoje lloj-lloj provash dhe ekspertizash per t’a lehtesuar denimin e djalit.Dhe sikur kjo te ndodhe do filloje me vone larja e hesapeve dhe ky litar i lene jashte nga Xhuvani do denoje te tjere te pafajshem ,te cilet do vene drejtesine e munguar ne vend.RROFTE RILINDJA!

  • mitro,
    Mendoj se ne duhet te dallojme dhe ndajme normat morale dhe ligjet dhe konretisht :
    – Normat ligjore kane nje pamvaresi komplete nga normat morale.
    – Normat morale nuk jane te detyrueshme sic jane noramt ligjore. Nuk ka asnje organ te pamvarur, ku une mund te ankohem per mos respektimin nga nje tjeter te nje norma morale, si dhe asnje organ detyrues qe mund te ndeshkote te padrejten morale qe me eshte bere mua.
    – Eshte e kjarte se normat ligjore jane te lidhura me denime sipas ligjit.
    – Ne disa raste dalin ligje te reja, ligjet egzistuese riformulohen ose hiqen komplet, sepse shoqeria eshte nen nje presjon te forte moral.

    Pershendetje

    Pra, per sa kohe qe ligjet jane ne fuqi ato respektohen dhe dihet boterisht ne shtetet demokratike se “vrasesi” edhe ne se denohet nga gjykata eshte detyra e shtetit ligjor qe ta trajtoje ate me dinjitet. Ne se avokati kerkon “ekspertize ligjore” shteti ligjor duhet pa tjeter ta beje kete ekspertize duam ne ose jo.

  • ky eshte i semur vertet mire do ishte te edhe ne ndonjeher edhe te shkojm ne kuvend e ta pastrijme njeher e mire . pas vendimit gjyqesor kur te dali edhe duhet te jet te pakten 30 vjet burg eshte mendimi im .neqotese eshte me pak se 30 vjet duhet ps-ja te jap dorheqjen dhe mos filloj krahasimet me saliun dhe pd-ne.

  • Avokatin shpresoj se te afermit e viktimave ta kthejne ne binaret sa me shpejt…ai qe tendon ta largoj kete kriminel nga akuzat,jo qe per drejtesi nuke behet fjale, por vetegjygjesia ndaj ketije vrasesi do rehabilitonte familjet e viktimave.

  • Gjandja e renduar paikologjike qe thote avokati nuk e justifikon krimin e bere as edhe pirja e substancave narkotike nuk e shfajeson ate

  • Eshte po i njejti avokat qe arriti ne vrasjen e pare qe Xhuvani te denohej vetem 2 vjet per nje vrasje,Ardian Leka.Kerkesa per ekspertize psikike e avokatit Ardian Leka Avokati per klientin e tij eshte e vonuar,duhet ta kishte kerkuar heren e pare.Meqe Ardian Leka ka nxjerrur te pafajshem nje psikopat qe beri perseri gjemen,meriton ai vete separi nje ekspertize psikike,si
    person i rrezikshem per shoqerine,sepse ka gjysmen e fajit ne ndergjegje per kater te vraret nga klienti i tij.

  • Nuk e di perse me vjen keq per kete djale ! Nuk mendoj se eshte kriminel ne shpirt por qe rrethanat e caktuara llastimi, mosndershkimi, droga, alkoli shoqeria e keqe e kan cuar kete djal ne nje gjenjde joreale me nje situate te caktuar. Viktimave iu prefte shpirti ne paqe dhe shpresoj qe ky djale te kerkoje pendim e mbeshtetje tek zoti. Nje tragjedi !

    • Kur hyjne mbrenda pendohen te gjith kriminelat,fillojn e besojn ne Zot,por kur te vijn ment si hajn as qentKosta ka fat qe ndodhet ne rrumpallen shqiptare se po te ishte ne Amerke e kishte provu karriken elektrike qe para dy vjetesh dhe ishin kursyer 4 jete.

  • Te vjen keq? o Zot c’na lexojne syte. Te te kishte vrare ndonje femije, moter a vella ky mostra ty ta shihje sa keq do tete vinte.

    Ik ore palle.

    Ps. Ndjese komentuesve dhe moderatorit por ky e meritoi.

    • Nuk e kam fjalen qe ai te mos denohet apo te me vije keq pse do perfundoje gjithe jeten ne burg perkundrazi kjo eshte me e pakta .
      Asgje nuk justifikon humbjen e kater jeteve e as vuajtjet e familjareve.
      Thash me vjen keq per ate si njeri i cili ka degraduar si pasoje a atyre qe permenda me lart dhe peshes se rende qe duhet te mbaje mbi supe per nje veprim te bere nen efektin e alkolit apo droges. Ky ishte thelbi . Kupto para se te shash.

  • Jo ai Kostandini nuk eshte I semure psiqik. Ai ka rreshqitur drejt doges, pijes,perkedheljes se familjes duke ja plotesuar te gjitha. Keshtu qe Kostandini tani nuk di se cfar ben. Mori dhe jete njerezish kjo eshte me e keqja. Nuk eshte vetem I keq I vetes, por edhe vrases.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *