Mbyllet edicioni i 56-të i Super Bowl, LA Rams fitues mes emocionesh

J L

Edicioni i 56-të i Super Bowl-it, finalja e madhe e futbollit amerikan, nuk zhgënjeu as kësaj radhe teksa përballja LA Rams vs Cinccinati Bengals ishte një thriller i vërtetë.

Në një “Sofi Stadium” plot si asnjëherë tjetër, me më shumë tifozë edhe se kur u inaugurua një vit e gjysmë më parë, ishin LA Rams që thyen mallkinin duke u shpallur kampionë për herë të dytë në histori teksa triumfuan në një duel epik.

Në fakt ishin Rams që dhanë sinjalet e para teksa kaluan përpara 7-0 pas një touchdown nga Kupp nga 17 yards. Bengals përgjigjet dhe finalja bëhet elektrizuese teksa rezultati shkon 13-10 për LA Rams.

Pjesa e dytë është fantastike për Cincinnatin, që përmbys çmendurisht duelin duke kaluar në avantazh 20-13 dhe këtu u duk sikur gjithçka mbaroi.

LA Rams nuk kishte çfarë të humbiste, hidhet përpara dhe arrin të bëjë të pamundurën, ku një touchdown nga Stafford u jep përmbysjen e madhe dhe titullin e dytë në histori.

Një Super Bowl spektakolar, ku bileta kushtonte deri në 70 mijë dollarë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *