Mbyllet edicioni i 9-të i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë, nderohet Fatos Baxhaku

Edona Llukacaj

Me një ceremoni të veçantë, organizuar në qendër të qytetit mbrëmjen e së shtunës është mbyllur edicioni i 9-të i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë në Pogradec.

Këtë mbrëjme, juria ka përzgjedhur edhe më të mirët e 78 filmave, në gjini të ndryshme, që u bënë pjesë e këtij edicioni të festivalit.

Për shumë autorë, tashmë ky festival është kthyer në një pikëtakim kulturor të rëndësishëm, ku secili prej tyre sjell një këndvështrim të tij.

Një vend bosh, organizatorët e kishin rezervuar simbolikisht për Fatos Baxhakun, një prej ideuesve të festivalit. Ndërsa këtë vit nuk mungoi as çmimi që mbante emrin e tij, i cili shkoi për Elton Baxhakun, ndërsa filmi më i mirë i festivalit u vlerësua Nëntori i Ftohtë. /TCh

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *