Mbyllet epoka “Merkel”, kancelarja nuk kandidon më si kryetare e CDU-së

Leda Hysa

Sipas të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Por ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve duke iu referuar qarqeve brenda partisë.

Këtë vendim Merkel ua ka bërë të ditur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit. Megjithatë ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane. Merkel kryesoi prej 18 vitesh partinë konservatore, CDU, dhe prej 13 vitesh është kancelare e Gjermanisë./Dw

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Tek kjo “Mutter” nuk vlen shprehja:

    “Me mire vone se kurre”!

    Po iken aq vone sa nuk mbante me kazani.

    Europen e beri per mysybet, Gjermanine po ashtu, por keshtu eshte kur te voton mysybetlliu Bedri Islami dhe kur te ben propagande gazeta e pleqve te torrolljepsur “Dita”!

  • Kjo është ‘Burrneshë’ me kuptimin e plotë të fjalës, jo ajo fytyrë plastika e LSI-së. E ngriti Gjermaninë në krye të Europës, e fuqizoi BE-në si asnjëherë më parë, mbase gaboi me politikat e saj ndaj emigrantëve por koha do e tregoi. Si shqiptarë duhet t’i themi vetëm : Faleminderit zonja Kancelare.

  • SHYQYR QE IKU DHE THEU QAFEN!

    sepse:

    Pervecse hapi valen e papare te emigranteve nga Lindja e Mesme dhe Afrika per ne Gjermani dhe BE, e yshtur personalisht nga mafiozi George Soros qe njihet edhe si Miku i Edi Rames, Kancelarja Famoze e Gjermanise ka ne jeten e saj partiako-politike dhe personale plot te fshehta te pahijshme, ja nje permbledhje nga intelektuali:

    “Angela Merkel jetoi 18 vjet në shkelje te kurorës bashkeshortore.

    Në Gjermani ata e quajnë bashkëshorten e Kancelarit të ri të vjetër “Fantom i Operës”, revista “Forbes” ve ne dukje se e ashtuquajtura gruaja më e fuqishme në Botë, impresionon me aftësinë e liderëve per të fshehur tërësisht jetën personale. Sidoqoftë, hollësitë mjaft pikante vijnë nga e kaluara e kancelares famoze gjermane . Angela u lind dhe u rrit ne familjen e priftit luteran Horst Kasner dhe gruaja e tij ishte një mësuese e gjuhës angleze. Ajo është arsimuar në mënyrë strikte në frymën e Gjermanisë puritane. Si studente, ajo është gjithmonë më e mira në të gjitha lëndët, e kujdeseshme dhe e frikesuar Angela gjithmone e mendon me kujdes çdo fakt dhe cdo gjë, flet pak dhe hesht kur nuk ka nevoje te flase. Pas diplomimit ne shkollen e mesme, ajo studioi per fizikë në Universitetin e Leipzigut. Vajza e re Angela Kasner ëndërron të bëhet një mësuese, por si një studente ambicioze per karriere, Angela arrin të përziet në intriga politike, qe i krijon shumë probleme në Gjermanine e atëhershëme RDGJ. Kjo është arsyeja pse ajo monitorohet me kujdes nga spiunet e policise sekrete, të cilet nuk lejone te behet arsimtare dhe e privojne perfundimisht për të fituar një vend pune ne arsim. Në vitin 1977 Angela u njoh me Ulrich Merkel, një student tërheqës i fizikës, i cili, si ajo, pati ide revolucionare te majta. Te dy të rinjtë bien në dashuri dhe martohen. Martesa e tyre, megjithatë, është e pasuksesshme dhe përfundon shpejt, në vitin 1982, Angela dhe Ulriç u divorcuan zyrtarisht, por, në fakt, problemet mes tyre kishin filluar shumë më parë. Për ithtaret fanatike te Kancelares Merkel, deri me sot ka mbetur një mister pse Angela e divorcuar zgjedh të mbajë familjen e burrit të saj të parë Kur martesa midis Angelas dhe Ulrichut kishte filluar të shembet, Anglea tashmë e kishte do kohe qe kishte takuar bukuroshin Joachim Sauer. Ai është profesori i kimisë kuantike dhe ishte emëruar drejtuesi i disertacionit shkencor të Angeles, por qe gradualisht bëhet dashuria e saj më e madhe ne jete. Aventura midis tyre filloi pak pasi ata u njohen dhe vazhdoi me nje fuqi te plote deri në ditët e sotme. Kur Angela Merkel filloi të përfshihej në politikë, ajo e skandalizoi publikun me sjelljen e saj. Gjermania puritane dhe besimtare e krishtere nuk mund të pranonte faktin se vendin po e menaxhonte nje grua që jetonte në tradhti bashkëshortore Kështu, nen presionin e papare nga opinioni publik, Angela dhe Joachimi u martua në vitin 1998, pas gati 18 vjet që kishin jetuar së bashku në mëkat apo gjynah. Kjo është martesa e dytë për të bashkeshortet. Yoakimi ka pasur me pare një marrëdhënie me një femer që e çoi në martesë, me pas solli ne jete dy fëmijë qe pasoi me divorc skandaloz. Interesante, kjo është pothuajse çdo gjë që dihet për jetën e tij personale. Edhe pse është njeriu i parë në Gjermani, ai nuk pranoi të dalë asnjehere në publik, nuk dha asnjehere intervista, të lidhura apo jo me karrierën e tij shkencore. Profesor Saueri nuk mori pjesë në fushatën zgjedhore e gruas së tij dhe as nuk e shoqëroi asnjehere Angelen në ceremoninë e zgjedhjes së saj si Kancelare në vitin 2005. Joachimi megjithatë, është i njohur si një admirues i madh i muzikës Wagnerit, dhe kjo e dekonspiroi dhe zbuloi ate duke shoqëruar gruan e tij Angel ne cdo shfaqje të Wagnerit në Gjermani. Që atëherë bashkatdhetarët e tij, dhe tani të gjithë botën, e quajnë atë me shaka:

    “Mister Fantomi i Operës”.

    Por edhe kjo nuk mjafton për të hequr perden rreth jetës së tij private dhe marrëdhënieve të tij me gruan famoze me më ndikim në Botë. Zonja e Hekurt e Berlinit, Angela Merkel, është gjithashtu mjaft e varfër ne vleresimet e saj për burrin e vet. E vetmja gjë që ajo thotë per bashkeshortin e saj është se profesori Sauer është një:

    “person i mrekullueshëm”

    i cili jep:

    “këshilla të vlefshme”.

    Që ndryshe në jetën personale është:

    ” Mister Fantomi i Operas”

    Ne vitet e ardhshme te Angelas do të ndajë pushtetin e saj politik me nje figure tjeter befasuese enigmatike, ky eshte udhëheqësi 47-vjeçar i Demokratëve të Lirë, Guido Westerwelle, nje figure e pabesueshme per nje lider gjerman. Westerwelle është një nga pak politikanët në Gjermani që nuk e fshehin orientimin e tyre homoseksual. Guido flet hapur për marrëdhënien e tij dhe jetën familjare me menaxherin e sportit, Michael Moritz.”

    Permbledhje nga shtypi,

    nga:

    intelektuali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *