Mbyllet afati, këta janë 4 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm

Ornela

Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Cela dhe Arta Marku janë katër kandidaturat zyrtare që kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Afati për dorëzimin e emrave është mbyllur ditën e sotme.

Kandidatët kanë pasur afat 60 ditë për të paraqitur dokumentet e tyre.

Tashmë, KLP do të bëjë vlerësimin e emrave, në bazë të katër kritereve kryesore dhe më pas, 3 nga më të vlerësuarit do t’i kalojnë Parlamentit.

Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i takon parlamentit.

Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe Vettingu. Posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nga keto foto dy duken se jane qytetare dhe jam i bindur qe e kane humbur kanidaturen sepse nuk jane nga veriu!Eshte kusht nga miqt qe kryeprekurori duhet te jete nga veriu!

  • Qe te kater jane as me pak dhe as me shume, por duar e tejzgjatura te binjakezimit me boten e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot. Ata te marre sebashku i takojne jo vetem te hetohen per abuzim me pushtetin, por dhe si bashkepuntore te jashteqitjes shqiptare me pasoja grabitje e tjetersim te pasurise kombetare e asaje private me pasoja humbje jete njerezore. Mjaft eshte MJAFT. Nje krim i pandeshkuar eshte nje krim qe vahdon, qe nuk duhet injoruar, e toleruar, por denoncuar, hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve ne nderim ndaj vetes, familjes e Shtetit te se Drejtes dhe Shqiperise ne Progres Njerezor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *