Mbyllet gazeta që botoi foton e George Clooney

redaktor

Irani ka urdhëruar mbylljen e një gazete të përditshme, e cila botoi në kopertinë  një histori të shkurtër dhe foton e George Clooney, i cili në kostumin e tij kishte vendosur një mbishkrim në mbështetje të Charlie Hebdo.

Gazeta “Mardom e-Emruz” publikoi foton e aktorit Golden Globes me titullin “Edhe unë jam Charlie“.

Mohammad Ghoochani, kryeredaktor i gazetës, i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se kjo gazetë ishte e detyruar të mbyllej.

Edhe pse  gazeta nuk shprehte mbështetje për Charlie Hebdo apo komentet e yjeve të Hollivudit, gjyqtarët e quajtën  titullin të turpshëm”.

Qeveria e Iranit dënoi sulmin në zyrat e  Charlie Hebdo dhe gjithashtu edhe revistën, duke thënë se karikaturat e botuara të Profetit  Muhamed ishin “provokuese” dhe një fyerje ndaj Islamit.

Në një deklaratë, Ashraf Ghani, presidenti afgan, i quajti fotografitë e Profetit blasfemuese dhe papërgjegjshme.

Liria e shprehjes duhet të përdoret në një mënyrë të atillë që të rritë mirëkuptimin mes feve.
Afganistani ka vuajtur për shumë vite  nga lufta dhe dhuna,  më shumë se çdo vend tjetër, ndaj  është e nevojshme të kuptohet dhe promovohet bashkëjetesa paqësore midis njerëzve në gjithë botën“, – tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *