Mbyllet Infektivi, urgjenca kirurgjikale spital Covid

Ornela

Me nisjen e rikonstruksionit të spitalit Infektiv, urgjenca kirurgjikale në QSUT do të jetë i vetmi spital Covid në vend.

Për pasojë të gjithë urgjencat kirurgjikale do të transferohen sërish te Trauma.

Shefi i shërbimit të kirurgjisë pranë këtij spitali, thotë për ABC se kjo pritet të sjellë shtimin e ndërhyrjeve kirurgjikale. Aktualisht aty kryhen 12 operacione në ditë.

“Ne kemi bërë një takim me ministrinë dhe na është thënë se së shpejti, besoj se nga 1 janari do të kalojnë urgjencat nga spitali jonë”, ka thënë ai.

Gjatë këtij viti u kryen 39% më shumë operacione në krahasim me 2020-ën. Shqetësues është numri i lartë i të plagosure nga aksidentet.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *