Mbyllet “Louvre” si pasojë e mbipopullimit të muzeut

J L

Punonjësit e Louvre-it në Paris po konsiderojnë mbylljen e muzeut për të dytën herë brenda një jave si pasojë e mbipopullimit turistik.

Muzeu më i vizituar në botë u mbyll të hënën pasi punonjësit u ankuan se ishin ngacmuar nga turistët që prisnin të shihnin Mona Lisën.

Pierre Zinenberg, një punonjës i Louvre-it dhe përfaqësues i sindikatës tha të martën për The Associated Press, se puna rinovuese rreth kryeveprës së Leonardo da Vinçit ka çuar në probleme organizative dhe rradhë të gjata njerëzish.

Ai vuri në dukje se numri i stafit është zvogëluar gjatë dekadës së kaluar ndërkohë që numri i vizitorëve është rritur me 20%.

Zinenberg tha se një takim të mërkurën herët do të vendosë nëse menaxherët  e Louvre-it i kanë zgjidhur problemet ose nëse muzeu do të mbyllet përsëri atë ditë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *