Interi ka mbyllur këtë të hënë marrëveshjen për transferimin e kroatit Sime Vrsaljko.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.
Luciano Spalleti u ka dërguar vetëm pak orë më parë drejtuesve të skuadrës një sinjal të qartë, se ka nevojë edhe për të paktën dy lojtarë, që të ndërtojë një skuadër konkurruese.
Drejtuesit e Interit kanë reaguar menjëherë, duke i sjellë Sime Vrsaljko-n.
Marrëveshja parashikon një huazim një vjeçar me 6.5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 17.5 mln euro të tjera.
Spalleti duket se me ardhjen e Vrsaljkos sistemon plotësisht krahun e djathtë të mbrojtjes, ku ishte krijuar boshllëku me largimin e Joao Cancelos.
Skuadra zikaltër tanimë do të ketë 3 kroatë në fushë.
s.a/dita

E pame edhe ne boteror se cfare lojtari ishte, po na e beni yll kur Kroacia tre ndeshjet pas kualifikimit nga grupi i zhvilloj me kohe shtese pra 120 minuta, ne dy prej te cilave u kualifikua me penallti. Rast per librin Ginness.
Per tatuazh nuk qenka keq e meriton formacionin.