Është mbyllur me rrjeta të paprekura sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.
Në lojë ka dalluar lufta e fortë fizike me shumë përplasje në tokë dhe në ajër që kulmuan në një moment tensionimi në minutën e 92’ mes mbrojtësit Mici që largoi topin jashtë vijës kufizuese dhe lojtarëve serbë që u frustruan nga ky gjest.
Për disa momente ka pasur shkëmbime ofendimesh dhe shtyerje mes lojtarëve, që arbitri e ka tejkaluar duke dhënë karton të verdhë për dy protagonistët e ngjarjes.
Mbajtje e topit ka qenë e barabartë dhe vetëm në minutat e fundit serbët kanë kërcënuar më tepër duke goditur edhe shtyllën pas një goditjeje me kokë.
Korçarët kanë bërë një performancë të admirueshme dhe veçanërisht në repartin e mbrojtjes, teka nuk lejuan në asnjë moment që të penetroheshin nga sulmi i Partizanit.
