Mbyllet kompania celulare ‘Plus’, ja ç’do ndodhë me klientët

redaktor

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri do të mbetet me tre operatorë.

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar transferimin e frekuencave të Plus Communication, operatorit të katërt në treg, tek dy operatorët më të mëdhenj, Vodafone Albania dhe Telecom Albania.

Konkurrenca bëri të ditur edhe arsyen pse Plus kërkoi transferimin e frekuencave:

“Për shkak të vështirësive financiare ndërmarrja nuk mund të vijojë më tej me investime për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese ndaj konsumatorëve dhe duke pasur parasysh kërkesat e AKEP ndaj operatorëve të tjerë për të siguruar vijimin e ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, kërkon të transferojë frekuencat në përdorim të saj tek operatorët e tjerë celular sipas Marrëveshjeve me këta operatorë”, thuhet në shpjegimin e Plus për Konkurrencën. “Gjatë gjithë viteve të operimit në treg, që nga viti 2010, shoqëria ka rezultuar me humbje të konsiderueshme…. Humbja e akumuluar në vite kapin shifra të konsiderueshme rreth 6.1 milion lekë dhe për këtë arsye aksionaret e shoqërisë kanë ndërmarre dy herë masa ristrukturimi të kapitalit për të mbuluar humbjet.”

Në bazë të marrëveshjes me operatorët, Vodafone dhe Telecom Albania do të ndajnë përdorimin e frekuencave dhënë në përdorim Plus nga AKEP për kohëzgjatjen e mbetur respektivisht.

Tregu i telefonisë celulare qarkullon rreth 270 milionë euro në vit.

Pjesët e tregut të operatorëve celular për treguesin përdorues aktiv telefoni për tremujorin e parë të viti 2017 janë: Vodafone 48.22%, Telekom Albania 33.95%, Albtelekom 12.6% dhe Plus 5.23%.

Çfarë do të ndodhë me konsumatorët

Konkurrenca në raportin e saj bën të ditur se pas marrëveshjes pritet që rreth 208 mijë pajtimtarët aktive të Plus-it nga të cilët rreth 5.8 mijë pajtimtar me kontratë10, të jenë përpara zgjedhjes së njërit prej 3 operatoreve të mbetur në treg, por vlerësimi i saktë i treguesve të pjesës së tregut është e pamundur në këtë fazë për faktin se:

-Pas transaksionit, çdo klient i Plus do të pyetet paraprakisht për përzgjedhjen e operatorit që do të zgjedhe për marrjen e shërbimit në vijim.

– E drejta e portabilitetit të numrit, sipas kuadrit ligjor në fushën e telekomunikacionit, i jep liri zgjedhjeje çdo klienti në përzgjedhjen e operatorit që dëshiron.

– Ulja e tarifave të terminimit on-net/off-net do të ulë kostot e klientëve pavarësisht operatorit nga i cili përfiton shërbimin.

Konkurrenca e pranon se reduktimi i numrit të operatorëve mund të sjellë rritje të çmimeve – shkruan Monitor.

Share This Article
1 Comment
  • Jam klient i Vodafon.
    Por:
    Falimentimi i Plusit me shqeteson, sepse, po te ndodh edhe me te tjere, rrezikon qe cel te kthehet ne MONOPOL i nje kompanie. Ne raste se ndodh, mjer shqiptaret se si do ua ngrej cmimin ne qiell monopoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *