Ka përfunduar pjesa e parë në Andorra, me Shqipërinë që shkon në pushimin e ndeshjes me epërsinë e një goli, falë rrjetës së tundur nga Armando Sadiku në minutën e 21-të. Ka qenë një pjesë e parë e dominuar nga Shqipëria, e cila ka kërkuar të sigurojë rezultatin që në fraksionin e parë, por sulmet kuqezi nuk kanë pasur qetësinë e duhur.
Sadiku ka përfituar në maksimum nga një gafë e portierit të Andorrës dhe me portën e boshatisur e ka pasur të lehtë të shënojë.
Në sekondën e 24-ët kuqezintë i janë afruar golit me anë të Myrto Uznit, që pas asistimit të Eros Grezdës, është ndalur vetën nga traversa. Pak sekonda më pas, Shqipëria ka pretenduar penallti, por kryesori slloven ka vijuar lojën, ndonëse kishim me një 11-metërsh të pastër.
v.l/ Dita
