Franca ka fituar Kupën e Botës për të dytën herë në historinë e saj. Pas Botërorit të 1998-ës, Gjelat rikthehen në majën e botës 20 vite më pas duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2.
Hera e parë që nga finalja e 1970-ës që fituesi shënon katër gola, si dhe VAR-i që vendosi penalltinë e shndërruar në gol nga Griezmann.
Ndeshja nisi mirë për ballkanasit, të cilët ushtronin presion që në sulm duke mos lejuar francezët të dalin në lojën e tyre. Por një goditje dënimi e fituar me dinakëri nga Griezmann dhe një rreshtim i gabuar i kroatëve zhbllokoi rezultatin, me Mandukic që ishte i fundit që preku topin përpara se të shkonte në rrjetë. Por Kroacia kundërpërgjigjet menjëherë me Ivan Perisic.
Por pak minuta përpara se të mbyllej pjesa e parë francezët fitojnë një penallti që është akorduar pas konsultimit me VAR. Griezmann shënon me qetësi dhe lejon të tijtë të futen në dhomën e zhveshjes me qetësi dhe eufori
Në 45 minutat e dyta Franca ka shënuar dhe dy herë të tjera megjithë volumin e madh të lojës nga kroatët.
Kroatët ngushtuan rezultatin pas njè gabimi amator të portierit francez Lloris.
l.h/ dita
