Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Partizani në disavantazh ndaj Flamurtarit

Leda Hysa

Pjesa e parë në takimin Partizani-Flamurtari e cila po luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” është mbyllur në avantazhin e skuadrës vlonjate.

Të kuqtë pas 3 fitoreve radhazi po hasin vështirësi ndaj Flamurtarit i cili në minutën e 25-të kaloi në avantazh me Hoxhajn.

Ndërkaq mbeten ende edhe 45 minuta të tjera që mund t’i japin një udhë tjetër këtij takimi.

Vlonjatët ndeshjen e fundit kanë fituar 1-0 ndaj Laçit. Kjo ndeshje vlen shumë edhe për shkak të renditjes pasi fituesi siguron vendin e 3-të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *