Kosovë, mbyllet procesi i votimit

Edona Llukacaj

Janë mbyllur qendrat e votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë votuar mbi 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të drejtë vote kanë pasur më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Në orën 21:00 pritet të shfaqen rezultatet paraprake nga KQZ e Kosovës.

Sipas dy sondazheve në dalje të votimeve, të pavarur nga partitë politike dhe nga njëri tjetri ka një garë të ngushtë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, me nga 30% te votave, por asnjë parti nuk ka marrë shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë.

Menjëherë pas mbylljes së votimeve, ka reaguar edhe Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, i cili në një konferencë për media tha se procesin zgjedhor ka qenë i rregullt dhe pa probleme të mëdha.

Ai u shpreh se në këtë proces zgjedhor Kosova dhe qytetarët e saj kanë treguar një pjekuri politike.

Haradinaj shtoi se AAK ka marrë vetëm rreth 10% të votave.

e.ll./dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Kjo tregon se 55.82%jane kundra tyre dhe jane pro opozites se ardhshem sipas llogarite se ketyre mytebereve tane ne Shqiperi Likes Mones e Lulushit. Me shpjegoni ne mos e kam gabim sipas perllogaritjes se votimeve ne Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *