Dy vjet pas ngjarjes se rende te 21 janarit, ku mbeten te vrare katër protestues te opozitës, gjykata e Tiranës ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor, duke caktuar 30 janarin si ditën që prokuroria te paraqesë konkluzionet përfundimtare. Séanca e fundit e procesit vijoi me shfaqen e pamjeve filmike te ekspertizës se kryer ne laboratorin kriminalistik te teshave te viktimës Ziver Veizit, raporton Vizion Plus.
Për këtë arsye ishte mundësuar teknikisht shfaqa e videos ku dukeshin qarte te gjitha veprimet e kryera nga eksperti Ndoc Cardaku qe nga nxjerrja e teshave dhe deri tek gjetja e dy ashklave te drurit ne këmishën e viktimës. Shfaqja e këtyre pamjeve erdhi pas debatit gjyqësor te zhvilluar për disa seanca mes përfaqësuesve te prokurorisë dhe mbrojtjes ne lidhje me këtë ekspertize. Palët u ndanë ne dy konkluzione te ndryshme ku njëra pretendon se ashklat e drurit tregojnë se predha qe ka goditur Viezin ka qene rikoshet, ndërsa pala tjetër ka pretenduar se plumbi ka qene i drejtpërdrejte. Për vrasjet e 21 janarit prokuroria ka akuzuar ish komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe ish gardistin Agim Llupo ndërsa ish shoferi i Prendit, Margarit Kume, akuzohet për kryerje te veprimeve qe pengojnë zbulimin e te vërtetës.