Mbyllet Reparti i Neurologjisë në spitalin e Beratit/ Infektohet një mjeke, izolohen 2 të tjerë dhe 6 infermierë

time

Në spitalin e Beratit, një mjeke neurologe ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Sakaq, për këtë arsye Drejtoria e Shëndetii Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të spitalit dhe kanë mbyllur Repartin e Neurologjisë ku punonte mjekja.

Nga ana tjetër, janë karantinuar edhe 2 mjekë dhe 6 infermierë të këtij reparti, që do ti nënshtrohen kryerjes së tamponit.

Ndërkohë bëhet me dije se,vetëm në dy ditët e fundit është kryer një numër i lartë tamponesh në shkolla, kopshte e insitucione në të gjithë qarkun.

Mjekja e infektuar e neurologjisë, jeton në qytetin e Durrësit por për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në Spitalin e Beratit, ajo punon prej një viti në këtë spital, nga e marta në të premte.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *