Mbyllet ‘rubineti’ i talenteve të Kosovës për Shqipërinë!

anazapta

Që shumë vite, kombëtarja shqiptare në radhët e veta ka angazhuar me dhjetëra futbollistë kosovarë, shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga UEFA e FIFA. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), vazhdimisht e ka shfrytëzuar këtë rast, duke i angazhuar në ekipin kuq e zi të gjithë ata lojtarë që ka dashur, derisa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk ka reaguar, përkundrazi është treguar zemërgjerë. Kishte të drejtë, ngase kosovarët e talentuar nuk shkonin larg, por në ekipin kuq e zi, i cili vazhdimisht e ka bërë popullin mbarëshqiptar sadopak të ndihej si i bashkuar. Thjeshtë, kombëtarja shqiptare i përfaqësonte gjithë shqiptarët.

Por, tani situata po shkon drejt ndryshimit. FFK-ja po e sheh veten afër UEFA-s e FIFA-s, si asnjëherë më parë. Krerët e saj po presin që në dhjetor FIFA t’i lejojë t’i organizojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare përfaqësueses së Kosovës. Por, jo vetëm kaq. Ata po shpresojnë që këto dy organizata ta lejojnë reprezentacionin kosovar të garojë edhe në eliminatoret për Kampionatin Evropian ‘Franca 2016’.  E kjo situatë tashmë e ndryshuar ka bërë që udhëheqësit e futbollit kosovar t’i fillojnë lëvizjet konkrete për t’i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës shumë yje të njohura të saj, të cilët aktualisht luajnë për shtete tjera. Bile, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, konfirmoi se tashmë u ka dërguar ftesa disa yjeve të njohura që aktualisht luajnë për përfaqësuese tjera.

Një kësi ftese, të cilën e ka siguruar “Arena”, e ka bërë gati edhe për Adnan Januzajn, i cili po kërkohet edhe nga Shqipëria. Ky i fundit ishte i përfshirë ditë më parë edhe në një formacion të përfaqësueses së Kosovës, të përpiluar e të ëndërruar nga kreu i FFK-së, Fadil Vokrri. Madje, pjesë e atij formacioni, për të cilin ka raportuar “Arena”, bënin pjesë edhe yje kosovarë që aktualisht luajnë për shtete tjera, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Gjithë këto lëvizje, kanë kuptim. Thjeshtë, Kosova tani po mendon vetëm për përfaqësuesen e saj, me ç’ka dyert e ‘bahçes së begatshme me lojtarë kosovarë’ po i mbyllen Shqipërisë. E një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

 

Salihu: FSHF-ja është e vetëdijshme për këtë

Sekretari i FFK-së thotë se FSHF-ja është e vetëdijshme se tash e tutje nuk mund të llogaritë në futbollistët e mëdhenj kosovarë, ngase ata tani i duhen përfaqësueses së Kosovës. “E vërteta është se jemi një komb në dy shtete. Ky ka qenë fati ynë. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është bërë e qartë se ne duhet ta formojmë përfaqësuesen tonë. E kemi për obligim, duke e marrë parasysh sakrificën e madhe të popullit tonë për liri”, deklaroi Salihu për “Arenën”. “Ne jemi duke e pritur lejen nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare. Ato ndeshje do të jenë tamam ndeshje zyrtare, të karakterit internacional. Andaj, ne e kemi për obligim ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë ia kemi borxh vetvetes. E një gjë të tillë mund ta bëjmë duke i ftuar lojtarët tanë që mendojmë se mund të kontribuojnë në këtë drejtim”, theksoi Salihu. Ai e pranon faktin se FSHF-ja më nuk do të mund të llogarit në kosovarë siç ka bërë prej vitesh. Por, Salihu thekson se me këtë rast marrëdhëniet mes dy federatave nuk mund dhe nuk guxojnë të zbehen as edhe për një pikë.

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Nuk ka pse te ndihet ne faj Federata e Futbollit te Kosoves per kete ceshtje, suksese te kete. Futbollistet jane ne gjendje te zgjedhin vete ke perfaqesuese te duan per te luajtur, e rendesishme eshte te kemi dy ekipe futbolli konkurues dhe jo te perfundojme ne nivelin e San Marino apo Luksemburgut.

    • Atëher nuk do të jmi as sa san marino e as sa lulsenburgu, e sa për bekim haxhiun ai nuk ka lidhje me futbollin, pra ai veq munet me marr(me qkrrye) nga futbooli se nuk ka qka i jep ai futbollit…

      • Po ne si me futbollistet e Kosoves, si me keta tanet , gjithmone vendin e parafundit kemi zene

        Keshtu qe nuk ka asnje ndryshim edhe nqs rijne apo ikin futbollistet e Kosoves….

        Ne edhe kete vit qe g po loznin keta futbollistet e Kosoves, , ne zume vendin e parafundit _-Pra ne renditje nuk kishte asnje ndryshim
        Na rahu edhe Islanda
        Ishim nje turp i gjalle

  • NUk mendoj se ka ndonje problem per asnjerin…Futbolli kosovar eshte zhvilluar se ka patur shume emigracion dhe ai shqipetar ka mbetur prapa sepse strukturat jane shkaterruar…mbase eshte vendi dhe koha qe shqiperia me fshf te planifikoje zhvillimin e futbollisteve te saj…po kjo pune nuk behet me Duken…Nejse Shqiperia duhet te marre pergjegjesite e veta..

  • Si mund te pranohet Kosova ne UEFA kur 5 anetar te saj nuk e njohin?Ndersa per FIFA-n as qe behet fjale pa u njohur nga OKB-ja.Keta mercenaret kosovare nuk vijne me Shqiperine kur eshte e sigurte qe do kene ndeshje zyrtare, lere me pastaj te vijne per ndonje ndeshje miqesore me Kosoven. E vetmja rruge per Kosoven eshte bashkimi me Shqiperine.

  • A egziston mundesia te kete nje kampionat dhe nje kombetare, kjo mendoj se do te ishte me e mira dhe larg ndasive.

    • Kjo eshte gje e mire, por ne nuk kemi politikane te zote

      Politikane shqipo ne Shqiperi dhe Kosove jane budallenj fare … ndaj edhe ne jemi te ndare ne 5 shtete …

  • Nuk eshte Shqiperia qe ka shfrytezuar bahcen pjellore kosovare, por eshte Shqiperia me shpirtin e saj te madh qe u ka dhene mundesine kosovareve sylesh qe te evidentohen ne arenen nderkombetare, keshtu ka ndodhur me lojtrare fshtrash qe kane kapercyer ne kampionate te rangut te pare ne Europe. Kosovaret e kane ne naryren e tyre te luajne me dy porta, shikoni klanin qe kane formuar ne perfaqesuesen e Shqiperise dhe sabotimi me ndergjegjje qe i ben fazes se dyte te eleminatoreve, lokaliste dhe arriviste, xheloze dhe mesalle me dy faqe. Udha e mbare ju qofte, perfaqesuesja e Shqiperise ka djeme florinj qe do te dine te luftojne per fanelen e atdheut te tyre.

    • Esht interes dhe deshir e perbashket kush per kend luan dhe kend e fton.njeher ishin yje pastaj luajten per kombetaren . Situat vertet e komplikuar per te gjith . Po besoj ne dy pika jemi te gjith dakord se vetem bashk jemi te fort dhe asnjeher nuk do doja te perjetoja nje loje shqiperi-kosove sepse esht loje kunder vetvetes!!

  • Kjo eshte nje mrekulli sepse kosova do ia dale te kualifikohet ne Evropian apo Boteror dhe me ne fund do kemi nje skuader shqiptare per te bere tifozllek dhe qe do na beje krenare.

  • Duhet te jen me te zgjuar Kosovaret. Ata nuk duhet te bejne bumerage.! Edhe ne se njihen nga Fifa nderkombetar perseri neve duhet te ngrjem nje skuader Kuq e Zi te perbashket qe te perfaqesoj shqiperin.
    Mos te bijne ne prherin e injorances se sejgmente te caktuar dihet qe punojne edhe kunder kombit tone.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *