Salla e Kongresit në Uashington DC u mbyll mëngjesin e sotëm pasi një grua u pa duke lëvizur me armë rrotull.
Disa dëshmitarë aty pranë kanë thënë se gruaja kishte hyrë në “Building Rayburn House”, nëpërmjet një tuneli.
Njerëzit u ndaluan të hynin në mjediset e ndërtesës për rreth 40 minuta, ndërsa më pas situata iu rikthye normalitetit.
Policia e Kapitol nuk ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes në fjalë.
