Kuvendi i Shqipërisë çeli sot sezonin e ri parlamentar, ndërsa kreu i këtij institucioni, Gramoz Ruçi prezantoi disa nga prioritete kyçe.
Ai vuri theksin tek çelja e negociatave me Bashkimin Evropian, reformën zgjedhore si dhe nuk la pa përmendur edhe reformën në drejtësi, të cilën maxhoranca e ka cilësuar si “kalin e betejës”.
Në fjalën e tij, kryeparlamentari iu përgjigj edhe kreut të shtetit. Ilir Metes, ku i kujtoi se Kuvendi i Republikës është tërësisht legjitim, pasi i ka votat e mjaftueshme për kaluar apo rrëzuar çdo ligj.
Seanca e parë parlamentare ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërkohë nuk mungoi debati dhe replika mes Taulant Ballës dhe Rudina Hajdarit në lidhje me përfshirjen e emrave brenda strukturave politike, të cilët janë subjekt i dekriminalizimit si rasti Pjetri në Shkodër apo Kajmaku në Vorë.
Deputetja Rudina Hajdari nuk harroi të hidhte akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të dy partive opozitare. Ajo pohoi se largimi i deputetëve nga Kuvendi është bërë me urdhër të Bashës dhe Kryemadhit, ndërsa ky veprim shtoi ajo, ka shndërruar kryeministrin Ramën në një “perandor”.
b.b/dita

Parlamentaret duhen te mesojne te flasin me etike , mos flasin ne gjuhen e halabakeve dhe mos na bejne si cuba malesh ne kuvend.
Ne te kundert, do reagoj populli, do ja presi gjuhen ketyre hajduteve ordiner
Per ke popull e ke fjalen ti ?
Ky populli jone sa ma shume tja futesh traun aq me shume te do.
Mjere shqiperia per kete popull llumbac qe ka.
Prandaj ben qef kjo qeveri.