Nuk ka ende një marrëveshje mes menaxherit të Cristiano Ronaldos dhe drejtuesve të Juventusit.
Nga ana tjetër drejtuesit e Manchester City kishin shpresa se menaxheri i CR7, Jorge Mendes do ta transferonte Ronaldon pa para në Mançester, por Juvja nuk heq dorë nga kërkesa prej 30 milionë eurosh.
Tani do të shihet vetëm mundësia e transferimit të Gabriel Zhesus në Torino, me një shkëmbim kokë më kokë me Ronaldon.
Bardhezinjtë nuk i pranojnë ‘tekat’ e 36-vjeçarit, pasi kontrata i përfundon vitin tjetër dhe janë dukshëm të favorizuar në tratativa.
Nga ana tjetër, Siti i ka ofruar Ronaldos kontratë për 2 vite me 15 milionë euro në sezon, aq sa Ronaldo mund të marrë për 1 vit, në qoftë se qëndron te Juvja.
Tani fjala e fundit i takon Sitit, ose të japë Gabriel Zhesus në shkëmbim, ose të paguajë 30 milionë euro për Ronaldon.
j.l./ dita
