Lojërat Olimpike të Tokios ulën siparin këtë të dielë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës që rezultuan vendi më i suksesshëm ndërsa parakaluan në renditjen Kinën në ditën e fundit të garave.
Shtetet e Bashkuara mbyllën Tokio 2020 me 39 medalje ari, një më shumë sesa Kina dhe me 119 medalje në total. Amerikanët dominuan sportet ekipore duke u shpallur kampion në basketboll në të dyja kategoritë si dhe në volejbollin e femrave.
Në vendin e tretë u rendit vendi organizator, Japonia me 58 medalje, 27 prej të cilave kanë vlerën e arit. Kombëtarja franceze e hendbollit për femra ishte ajo që mori medaljen e fundit të artë të Lojërave Olimpike pasi mundi Rusinë në finale, ndërsa më herët për herë të parë në histori vendin e parë e arriti edhe kombëtarja e volejbollit të meshkujve që mposhti gjithashtu Rusinë në ndeshjen finale.
Italia ishte një prej shteteve që shkëlqyen në Olimpiadë me 10 medalje ari, si asnjëherë më parë ku surprizat më të mëdha erdhën nga atletika. Në futboll, Brazili u konfirmua kampion olimpik pas fitores 2-1 në finale ndaj Spanjës.
Shqipëria e mbylli evenimentin më të madh sportiv pa medalje, me peshëngritësin Briken Calja të vetmin që iu afrua medaljes së bronzit, vetëm 1kg larg. Olimpiadë e paharrueshme ndërkohë për Kosova që fitoi 2 medalje të arta në xhudo, me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, duke u renditur në vendin e 42-të dhe duke lënë pas shtete si Rumania, Sllovakia, Afrika e Jugut, Austria apo Portugalia.
e.r/dita

Me vjen keq qe shtypi sportiv shqiptar eshte ne nivel rrugacesh.
U zhvillua Manifestimi me i madh boteror i sportit ne bote,KU MBRETERESHA ESHTE ATLETIKA,shtypi sportiv shqiptar hapoej e mbyllej me karroqet e futbollit shqiptar.Ne shitblerjet neper klube,thuajse Mesi erdhi tek Partizani.
Dhe ne presim te kemi rezultate ne atletike,ne not,ne peshengritje…Kurre s`kemi per te pasur.
Me kete opinion sportiv dhe kete gazetari sportive,qe sport quan vetem futbollin,ne kurre s`kemi per te pasur rezultate.
Kemi pasur shtyp sportiv profesionist.Ne kohen e olimpiades,gazeta sporti popullor 4 faqet e para ja kushtonte olimpiades,,Cdo paradite vlonin fushat sportive dhe pallatet e sportit nga tifozeria e lojrave me dore…Gazetaret sportive jane kiaragjozet e koprativave,,katundari di vetem futboll.
Regres,regres,