Mbyllet tregu ushqimor tek uzina “Dinamo”

anazapta

Merret vendimi për mbylljen e tregut tek Uzina Dinamo. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka nisur kontrollet për nivelin e ndotjes pranë tregut ushqimor të shumicës tek “Uzina Dinamo”. “Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga prania eventuale e ndotjeve, tregu është mbyllur sot, dhe do të fillojë një vlerësim i plotë i ndikimeve mjedisore.

Pas përfundimit të monitorimeve do të dilet me një raport të hollësishëm për të informuar opinionin publik, rezultatet e të cilit do të përcaktojnë nëse tregu duhet të qëndrojë i hapur”, bëjnë me dije burimet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë. Po gjatë ditës së djeshme Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos frekuentojnë tregun pranë uzinës Dinamo, me arsyen se largimi i 750 kg cianur nga Ministria e Mbrojtjes ka kontaminuar zonën.

“Bashkia e Tiranës kërkon në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, të kryejnë analizat, këqyrjet dhe verifikimet e nevojshme, për vlerësuar ndikimin mjedisor të zhvendosjes së lëndës helmuese në kushte amatoreske. Ne u kërkojmë qytetarëve të Tiranës të ndalojnë frekuentimin e këtij tregu, deri në verifikimin e ndikimit që cianuri ka shkaktuar në këtë treg ”, ka theksuar nënkryetari i bashkisë Eno Bozdo.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *