Vlora i jep 8 deputete aleancës së majtë dhe 4 së djathtës. Ky ishte rezultati sot rreth rreth 19:30 minuta të datës 25 Qershor kur përfundoi dhe kutia e fundit me vota ku fletët e votimit të përkthyera në mandate shkojnë plot 6 për PS mes tyre i pari në listë Edi Rama, 1 LSI dhe 1 deputete, Vangjel Dule i PBDNJ.
E djathta ka marrë 3 mandate (fitojnë Astrit Patozi, Arben Ristani e Liljana Elmazi, ndërsa mbetet jashtë Ardian Kollozi, që nuk arriti të marrë të katërtin, ndërsa një mandat është rrëmbyer nga PDIU.
Qarku i Vlores në zgjedhjet parlamentare të 2013 do të përfaqësohet në Parlament me 12 deputetë. Numri i votuesve ne këto zgjedhje është 290 899.
E majta e cila ka qene dominuese në këtë qark, në këto zgjedhje arriti synimin, marrjen e 8 deputeteve edhe pse si koalicion pretendonte 10.
Në zgjedhjet e 2009, Partia Socialiste mori 6 mandate, Partia Demokratike 4 të tilla, PBDNJ 1 mandat dhe në atë kohë PDIU, 1 mandat.

Saliu te “miren” qe i beri Ristoni ne vjedhjet e zgjedhjeve te kaluara dhe ne ato te bashkise se Tiranes, ja shperbleu duke e vene te dytin ne listen e Vlores dhe e beri deputet. Jo deputet, por edhe mbret te behet hajduti Ristani do te jape llogari per shkatarrimin dhe miratimin e vjedhjeve te zgjedhjeve te kaluarae dhe ne ato per K/Bashkiak te Tiranes ne v. 2011. Do te digjet sic dogji fletet e vatimit ne Mullet, tek rezervat e shtetit dhe “rruheshin” nga N/Drejt dhe magazinjeri i rezervave, kusherinj te pare te Sali Sulltanit, ku punonin gjithe naten per te futur flete votimi shtese ne favor te Lul Bashes