Bamir Topi, sot kreu i FRD, por President i Republikës kur ndodhën vrasjet e protestës së 21 janarit në 2011, ka shrpehur zhgënjimin e tij nga drejtësia, e cila e mbylli dosjen e kësaj ngjarje të rënde, ku gjatë protestës së opozitës u vranë 4 demostrues.
“Gjëmat e mëdha dalin të pastra, të voglat burgosen”, ishin fjalët që zgjodhi Topi, për ta përcjelle këtë vendim, duke iu drejtuar kryesisë nga godina e re e FRD, por që është edhe ish-shtëpia e tij nga ku është rritur si demokrat, ish selia e PD.
Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, që mbante detyrën e Presidentit të Repubkikës në 21 janarin e 2011, ku gjatë protestës opozitare përballë godinës së qeverisë, humbën jetën 4 qyttetarë, ka shprehur zemëratën e tij, për mbylljen e çështjes nga drejtësia shqiptare.
Në mbledhjen e kryesisë, Bamir Topi lëshoi një valë kritikash ndaj partive politike që sipas tij i kanë shuar shpresën qytetarëve. Ai kërkoi edhe një herë mbështetjen e shqiptarëe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
FRD feston këtë fundjave 4 vjetorin e themelimit dhe Bamir Topi i kërkoi kryersisë që të nisë takimet ne bazë për të bindur votuesit t’i besojnë kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme politike më 2017.

Po ti cfare bere o ……..?
RESPEKT PER BAMIR TOPIN SI PRESIDENT,, TE PAKTEN NUK U BE LODER E SALI BERISHES,,, DIHET KUR NUK PLOTESOHEN DESHIRAT E SALIUT JE ANTI SALI DHE KUNDER PD,,, SIC NDODHI ME PROKUROREN QE E QUAJTI SILVIA KONDI,,, PASTAJ U QUAJT LAVIRE,,,,,DUHET TE JESH SI PRESIDENT JARI ME GJYSEM TRURI DHE KAPTERR USHTRIE QE TI SHKOJ MIRE SALIUT DHE FAMILJES SE TIJ,,,