“Mbyllja e klasave kolektive nuk do të largojë asnjë mësues”

Leda Hysa

Reduktimi i klasave kolektive nuk do të çojë në largimin e mësuesve nga sistemi.

Zëvendësministrja e Arsimit,Besa Shahini, shpjegon se bashkë me nxënësit do të transferohen në shkollat më të afërta edhe arsimtarët.

Një pjesë e këtyre të fundit do të integrohen në projekte të ndryshme si “Te bëjmë detyrat në shkolle”, apo do të ushtrojnë funksionin e mësuesit ndihmës.

“Asnjë mësues nuk do të dalë nga sistemi, të gjithë do të integrohen. Ashtu si transferohet nxënësi do të transferohet dhe mësuesi. Për shkak të nismës “bëjmë detyrat e shtëpisë” dhe nismës për të ofruar mësues ndihmës për nxënës me nevoja të veçanta, mësuesit do të riabservohen nga sistemi aty ku shkojnë dhe nxënësit.”, është shprehur zv/ministrja Shahini.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, zëvendësministrja Shahini thekson se nuk do të mbyllen ”

“Nuk mbyllen shkolla, mbyllen klasa kolektive. Ka shkolla ku ka klasa kolektive nga parashkollori deri në klasën e nëntë, transferohen nxënësit e klasës së gjashtë dhe nëntë por shkolla mbetet hapur dhe i ofron shërbim parashkollorit. Nuk mbyllet shkolla, ky është një koncept i gabuar. Nxënësit që punojnë të grupuar aty ku është e mundshme do të kalojnë tek një shkollë tjetër në mënyrë që të punojnë me klasë teke.”

Shahini thotë se Ministria e Arsimit ka gati gjithë infrastrukturën për transferimin e nxënësve në shkollat më të afërta, ndërsa për klasat që do mbesin sërish kolektive do të ketë udhëzime të posaçme në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies./oraneës

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *