Janë të shumta klubet që bëjnë blerje në ditët e fundit të merkaton, ndoshta për të shfrytëzuar edhe ndonjë rast “low cost” apo për të përforcuar skuadrën në repartet ku është më e domosdoshme.
Por vitin e ardhshëm, të paktën në Premier League, nuk do të jetë kështu. Klubet angleze kanë votuar për mbylljen e parakohshme të merkaton. Kështu, e enjtja e javës që do të fillojë sezoni i ri do të jetë afati i fundit. Por cilat janë ato operacione që nuk do të mund të ishin realizuar këtë vit me rregullin e ri?
1. Fernando Llorente: nga Swansea City te Tottenham për 15.1 milionë euro (31 gusht)
2. Chris Wood: nga Leeds te Burnley për 16.4 milionë (21 gusht)
3. Kevin Wimmer: nga Tottenham te Stoke City për 19.4 milionë (29 gusht)
4. Serge Aurier: nga Paris Saint-Germain te Tottenham për 25 milionë (31 gusht)
5. Davide Zappacosta: nga Torino te Chelsea për 28 milionë (31 gusht)
6. Mamadou Sakho: nga Liverpool te Crystal Palace për 28.2 milionë (1 shtator)
7. Danny Drinkwater: nga Leicester te Chelsea për 37.9 milionë (1 shtator)
8. Alex Oxlade-Chamberlain: nga Arsenal te Liverpool për 38 milionë (31 gusht)
9. Davinson Sanchez: nga Ajax te Tottenham për 40 milionë (23 gusht)
10. Gylfi Sigurdsson: nga Swansea City te Everton për 49.4 milionë (16 gusht)
