Arqipeshkëvi i Kishës Katolike Imzot George Frendo, në prag të Krishtlindjes, përmes një letre ka kundërshtuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve që u miratua dje dhe që futet në fuqi në datë 24 Dhjetor që shtrëngon orën policore nga 22:00 në 20:30.
Kisha e cilëson vendimin të nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë katolike që kremton lindjen e Krishtit.
Letra e plotë:
Prot. 65/2020
Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu
Nunciaturës Apostolike në Shqipëri
Tiranë 21 dhjetor 2020
E Nderuar Zonja Rakacolli,
U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.
Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.
Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00.
Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.
Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes,
me nderime
X George Frendo O.P.
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë
Znj. Mira RAKACOLLI
Kryetare e komitetit të ekspertëve antiCOVID
j.l./ dita

do ta mbyllim kishen, se do te ndertojme shtet policor me keta kelysha aktuale qe jemi e kemi. Prandaj edvin ateisti, do te vazhdoje te beje sikur nuk degjon e kupton nga feja per ta mbyllur shtypur apo ndaluar me ligj si eterit e tij mizzor.
Poshte ndrikull Ogerta, e poshte Bled i trashi siç eshte vete.
Keta komitet e eksperteve as nuk e dine fare pse mbyllen oraret, cfare efekti pati ne New York, dhe pa studiuar statistika se a ka sjelle ulje a jo, pra me 0 argument bindes me fakte, POR thjesht me dashje qejfi te tipit bindje: dmth. hajde t’i mbyllim ca me shpejt keta qener, zagare, eshte njelloj sic trajtojne policet e shkrete aktualisht e momentalisht!