Komisioni Europian paralajmëron qytetarët e tij se duhet të fshijnë llogaritë e tyre në rrjetin social Facebook, nëse duan që të dhënat e tyre personale të jenë private.
Ky njoftim vjen menjëherë pasi u zbulua se SHBA mund të ketë akses në informacionet personale që ruhen në rrjet, informon “The Guardian”.
Komenti u bë nga avokati i KE, Bernhard Schima, në çështjen e prezantuar nga aktivisti i mbrojtjes së privatësisë Maximiliano Schrems, i cili vuri në pikëpyetje të sigurinë e të dhënave në Facebook pas deklaratave të ish agjentit të CIA-s Edward Snowden.
Çështja nuk i referohet vetëm Facebook-ut, por edhe kompanive të famshme si Apple, Microsoft, Skype dhe Yahoo. Për momentin krerët e Facebook kanë mohuar të komentojë./DITA

Per mua personalisht nuk perben as me te voglin shqetesim. Pasi te dhenat e mia ne fb nuk i kam te fshehta madje nuk kam asnje me te voglin sekret qe mund trembum.