Mbyten 45 emigrantë në Detin Mesdhe

Elton Tafaruci
People ask for help after their boat overturned off the Libyan coast Thursday, May 26, 2016. A migrant boat sank off Libya's coast Thursday with about 100 passengers on board. Officials said 88 people had been rescued and that some 20 bodies were spotted in the sea. (EUNAVFORMED via AP) [CopyrightNotice: EUNAVFORMED]

Të paktën 45 emigrantë janë mbytur, si dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi anija e tyre është fundosur të premten në Detin Mesdhe, sipas rojës bregdetare italiane.

Anija e Marinës italiane, Vega, i ka shpëtuar rreth 135 njerëz nga anija e madhe e gomës “gjysmë e fundosur”, në njërin prej 17 operacioneve të koordinuara nga roja bregdetare gjatë ditës së djeshme.

Ekuipazhi i anijes Vega i ka gjetur 45 trupa të pajetë, ndërsa ende është në kërkim të të zhdukurve.

Raportohet se kjo është dita e tretë e njëpasnjëshme e vdekjeve të emigrantëve në det.

Roja bregdetare tha se moti më i nxehtë dhe deti më i qetë ka ndikuar në rritjen e numrit të njerëzve që përpiqen të kalojnë nga Libia, ku trafikantët me njerëz veprojnë të papenguar.

Emigrantët, shumica prej të cilëve nuk dinë të notojnë dhe nuk kanë jelekë shpëtimi, kanë paguar qindra apo mijëra dollarë për të kaluar nëpër det në Europë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *